Ata janë njohur që në vitin 2011, dhe mbushin plot 6 vite që nga dita kur lidhën kurorë me njëri-tjetrin, dhe nuk kishte sesi të mos e kujtonin këtë datë!
Monica Ercoli dhe Lorik Cana festojnë sot përvjetorin e 6 të martesës, dhe bukuroshja italiane ka ndarë disa momente nga dita e dasmës së tyre, që mbetet e paharrueshme për të.
None found
Që nga shoqërimi drejt altarit nga i ati, dhe i Lorikut nga nëna dhe motrat, e deri të puthjet romantike me ish-kapitenin e Kombëtares, pamjet ofrojnë sekuencat më romantike të kurorëzimit.
Ceremonia e parë dhe më romantike, u mbajt në afërsi të Romës, me vetëm 50 vetë. Por më pas babai i sportistit organizoi edhe një dasmë alla shqiptarçe me 700 të ftuar, për të cilën Loriku ka thënë se Monica ishte shumë në siklet:
“Vetëm unë e di sa vështirë e ka përjetuar Monika atë situatë. Sepse nuk njihte askënd. Por pastaj kur dasma filloi ajo kërceu shumë dhe ka qenë një dasmë shumë e bukur”, ka rrëfyer Loriku.
Sot çifti i njohur ka dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë që janë fruti i dashurisë së tyre. Loriku e ka thënë se i duket i pabesueshëm rrugëtimi i tyre, kur ka rrëfyer edhe mënyrën sesi u njohën:
“Jemi njohur në një restorant në verën e 2011-ës, disa ditë para se të grumbulloheshim me Kombëtaren. Një shoku im më tha: shih, një vajzë e bukur. E pashë dhe gjatë gjithë natës kemi shkëmbyer shikime dhe unë e kuptova që e kisha rrugën e hapur, prandaj kur u largova u thashë njerëzve në restorant që t’i jepnin numrin tim të telefonit Monikës. Pas disa ditëve mora një mesazh nga ana e saj, që më shkruante: Kjo mënyra e lënies së numrit ka dalë nga moda. U takuam shumë shpejt, u lidhëm e më pas kemi bashkëjetuar për tre vjet”.
Teksa dita e sotme përkon me rikthimin e legjionarëve, të cilët fillimisht do të grumbullohen për t’u vënë në dispozicion…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua në Paris me pjesëtarë të mërgatës. Në këtë takim që u zhvillua para…
Policia dhe prokuroria në Paraguai kanë ushtruar një kontroll në vilën luksoze të ish-presidentit Santiago Peña, ku kanë zbuluar një…
Julian Alvarez kishte një mundësi të veçantë për të fituar sërish besimin e tifozëve të Atletico Madridit, por paraqitja e…
Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris. Në këtë takim të dytë zyrtar dy…
"LSD dhe Venko Filipçe vazhdojnë të përhapin manipulime në lidhje me rastin e Alta Bank. Se ata nuk kanë njohuri…