Mbështetja për ndërmarrësit e diasporës që investojnë në Kosovë ishte një nga zotimet e kryeministrit Albin Kurti gjatë takimit me bashkatdhetarë në Paris. Takimi u mbajt përpara pjesëmarrjes së tij në Forumin e Paqes në Paris.
Kurti shpjegoi se mekanizmi “Dritarja për Investime të Diasporës” do t’u ofrojë mbështetje ndërmarrësve nga mërgata për investimet e tyre në Kosovë. Sipas tij, për kreditë e marra për këto investime, shteti do të marrë rolin e garantuesit, duke u shërbyer atyre si hipotekë.
None found
Kryeministri tha se kjo i hap rrugë kalimit të mërgatës nga sakrifica për të dhënë kontribut te investimi që synon fitimin. Ai shtoi se projektet strategjike dhe me përparësi në industri do të përkrahen përmes Programit 1 Miliard Euro për prodhim dhe industri.
Gjatë takimit, Kurti theksoi gjithashtu rëndësinë e një angazhimi më të madh e më të gjerë të bashkatdhetarëve në jetën publike dhe institucionale të Kosovës. Ai u shpreh se, krahas ruajtjes së lidhjes me vendlindjen, ky angazhim fuqizon institucionet e Republikës përmes përvojës, ekspertizës, kulturës dhe shprehive të punës që mërgimtarët sjellin nga demokracitë dhe shtetet e zhvilluara.
Teksa dita e sotme përkon me rikthimin e legjionarëve, të cilët fillimisht do të grumbullohen për t’u vënë në dispozicion…
Policia dhe prokuroria në Paraguai kanë ushtruar një kontroll në vilën luksoze të ish-presidentit Santiago Peña, ku kanë zbuluar një…
Julian Alvarez kishte një mundësi të veçantë për të fituar sërish besimin e tifozëve të Atletico Madridit, por paraqitja e…
Ministrat e Jashtëm të G7 do të takohen sot dhe nesër në Paris. Në këtë takim të dytë zyrtar dy…
"LSD dhe Venko Filipçe vazhdojnë të përhapin manipulime në lidhje me rastin e Alta Bank. Se ata nuk kanë njohuri…
Partia opozitare LSDM akuzon se kishte paralajmëruar për muaj të tërë për rastin e "Alta Banka", lidhjet e saj të…