Shkëndija “shuhet” në Slloveni, Uzuni mposht i vetëm Prishtinën

Eliminatoret e Ligës së Kampionëve rezultojnë shumë të vështira për skuadrat shqiptare. Pas Teutës, që u eliminua nga moldavët e Sheriff Tiraspol, po në turin e parë janë eliminuar edhe dy skuadrat e tjera shqiptare, Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës.

Këta të fundit u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 në ndeshjen e parë në Shkup, por kishin udhëtuar drejt Sllovenisë me besimin se mund të përmbysnin gjithçka përballë Murës dhe të avanconin më tej, megjithatë nuk ia dolën, pasi pësuan një humbje të thellë 5-0.

Të lidhura

None found

Sfida nisi mirë për vendasit, që i shkuan pranë golit në minutën e 6’ me anë të Cipot, por gardiani kuqezi, Zahov bëri një pritje mjaft të bukur dhe mbajti në lojë tetovarët, që me kalimin e minutave rritën konfidencën në lojë.

Në minutën e 15’ Ibraimi kombinoi bukur me Doriev dhe ky i fundit i shkoi pranë golit, por goditja në një pozicion të prirët me portën, shkoi vetëm pak centimetra larg shtyllës pingule të skuadrës vendase.

Vetëm një minutë më vonë ishte Armen Alimi që pas një aksioni të gjatë të kuqezinjve, u lirua mbi vijën e 16-metërshit dhe lëshoi një goditje me të djathtën, por Obradovic u tregua i gatshëm të grushtojë topin në këndore.

Në momentin më të mirë të Shkëndijës, ishte Bobicanec që shënoi golin e avantazhit për Murën. Fantazisti u bë protagonist i sllovenëve, pasi ishte autori i golit të vetëm edhe në ndeshjen e parë në Shkup.

Më pas për të vrarë ndeshjen mendoi mbrojtësi sllovak Jan Krivak, që mori dy kartonë të verdhë në harkun e tre minutave dhe la Shkëndijën me 10 futbollistë që nga minuta e 42-të, duke bërë gjithçka më të lehtë për vendasit.

Duke shfrytëzuar në maksimum epërsinë numerike, Mura shënoi edhe tre herë të tjera me Bobicanec, Klepac dy herë e Kous, ndërsa Shkëndija i dha lamtumirën Ligës së Kampionëve për të vijuar tashmë aventurën në Conference League, ku do të përballet me letonët e Riga-s.

Një sfidë krenarie bëri edhe Prishtina në “Fadil Vokrri” përballë hungarezëve të Ferencvaros, duke qenë se kualifikimi ishte vendosur që në javën e parë, kur kampionët e Kosovës u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0.

Pas një pjese të parë pa gola, ishte fantazisti shqiptar i Ferencvarosit, Myrto Uzuni që zhbllokoi sfidën në minutën e 49’, pasi mori një pasim të saktë nga Nguen dhe mposhti portierin 23-vjeçar Ardit Nika.

Megjithatë Prishtina vijoi të paraqitet denjësisht dhe mundi i saj u shpërblye në minutën e 67’, kur pas një asisti të Xhevdet Shabanit, ishte mesfushori Mendurim Hoti që shënoi golin e barazimit.

Barazimi dukej një rezultat i mirë për moralin e Prishtinës, por nuk ishte dakord Myrto Uzuni, që në minutat 80’ dhe 86′ shënoi edhe dy herë të tjera për Ferencvaros, duke kompletuar njëkohësisht edhe tripletën personale në “Fadil Vokrri”.

Gjithsesi meriton duartrokitje skuadra kampione e Kosovës, që pavarësisht kundërshtarit shumë të fortë, dha gjithçka për t’u paraqitur në mënyrë dinjitoze, ndërsa tani do të vijojë garën në turin e dytë të Ligës së Konferencës./ss/

të fundit

Nga dy finale të Championsit te beteja për të qëndruar në elitë: kriza e Valencias

Valencia, dikur një prej skuadrave më të forta të futbollit evropian, po përjeton një rënie dramatike. Klubi që në vitet…

2 hours ago

Over 38,000 female farmers in North Macedonia, but their rights remain unequal

Mbi 38 mijë gra në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruara si fermere, por shumë prej tyre përballen me mungesë…

2 hours ago

Begaj holds meetings with protesters, who call for Parliament to be dissolved and a transitional government to be formed

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

2 hours ago

Fifth student protest, US Embassy appeals for calm and peaceful demonstration

Ambasada e SHBA ka reaguar lidhur me revoltën studentore që ka përfshirë vendin, ku sot u zhvillua protesta e 5-të…

2 hours ago

Kartonët e kuq në La Liga gjatë dekadës së fundit: Real Madridi apo Barcelona ka përfituar më shumë?

Barcelona e mposhti Real Betisin me rezultat 5-2 në udhëtim, por ndeshja u shoqërua edhe me polemika pas përjashtimit të…

2 hours ago

Begaj zhvillon takime me protestuesit, kërkohet shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore

TIRANË – Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre…

2 hours ago