Categories: Uncategorized

Shkak zjarret/ Mbyllet një pikë kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Një pikëkalim i rëndësishëm kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që shfrytëzohet nga turistët, u mbyll të mërkurën, më 17 korrik, për shkak të zjarreve aty pranë, thanë zyrtarët. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar mbylljen e pikëkalimit mes fshatit maqedonas të Bogorodicës dhe atij grek të Evzonit. Ky pikëkalim përdoret shumë nga turistët që udhëtojnë me vetura për në Greqi. Sipas të dhënave publike në Maqedoninë e Veriut, këtë pikëkalim e përdorin deri në 20.000 persona në ditë gjatë sezonit të verës.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë drejt kufirit deri në njoftimin se zjarri është shuar dhe trafiku është normalizuar”, tha ministria përmes një njoftimi.

Të lidhura

None found

Departamenti i zjarrfikësve në Greqi tha se 39 zjarrfikës, 13 zjarrfikëse dhe një helikopter janë mobilizuar për të shuar zjarret. Mediat lokale kanë raportuar se zona është ngufatur me tym, teksa dhjetëra makina duket se janë bllokuar në pjesën maqedonase të kufirit. Maqedonia e Veriut u përball me një sërë vatrash zjarri javën e kaluar pasi vendi po përballet me temperatura që kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius.

Gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë të mbajtur gjatë fundjavës, zyrtarët në Maqedoninë e Veriut shpallën gjendje krize – por, jo gjendje emergjente për shkak të rritjes së shpërthimeve të zjarreve. Gjendja e krizës shpallet kur publiku dhe pronat përballen me rreziqe që mund të kërkojnë që Qeveria të përdorë burime të mëdha për t’i eliminuar këto rreziqe. Qeveria maqedonase ka miratuar dislokimin e policisë dhe ushtrisë për luftimin e zjarreve. Ekspertët kanë thënë se ndryshimet klimatike, të nxitura nga njeriu, po shkaktojnë gjithnjë e më shpesh zjarre dhe fatkeqësi të tjera natyrore, përfshirë valë të nxehtësisë.

të fundit

Trump welcomes Sánchez’s defeat in Spain: He failed badly, he deserved to lose

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…

1 minute ago

Injured MP Kliti Hoti, Bardhi criticizes Peleshi: State violence cannot be hidden behind the term “incident

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për…

1 minute ago

Mary Trump zbulon një pasiguri të gjyshit të saj: Fred Trump ngrihej në majë të gishtave për të mos dukej më i shkurtër se Donald

Mary Trump, mbesa e presidentit amerikan Donald Trump, ka zbuluar një episod nga marrëdhënia e tij me të atin, Fred…

1 minute ago

Cristiano Ronaldo Jr. ftohet për herë të parë në stërvitjen e ekipit të parë të Al-Nassr

Cristiano Ronaldo mund të përjetojë një moment të veçantë në karrierën e tij te Al-Nassr, pasi djali i tij, Cristiano…

1 minute ago

Peskov accuses Europe of obstructing peace talks on Ukraine: It is seeking to prolong the war

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…

2 minutes ago

Trump përshëndet humbjen e Sánchez në Spanjë: Ka dështuar rëndë, e meritonte të humbiste

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur humbjen e kryeministrit socialist Pedro Sánchez në zgjedhjet parlamentare…

19 minutes ago