Categories: Uncategorized

Zbuloni vlerat çudibërëse të 1 luge vaj ulliri në mëngjes esëll

Një lugë Vaj Ulliri çdo mëngjes zgjon shëndetin në organizëm, i dhuron trupit energji ndërsa forcon imunitetin dhe sigurisht mirëqenien.

Është padyshim një nga dhuratat mrekullibërëse të natyrës dhe kjo është kura me vaj ulliri. I pasur në vlera kurative, vaji i ullirit mbetet mbreti i shëndetit të mirë dhe kuzhinës së shijshme.

Të lidhura

None found

Ai i shton shije të padiskutueshme gatimeve e recetave të ndryshme anë e mbanë botës. Por krahas kësaj, vlerat që çliron vaji i ullirit në çdo gatim janë përjashtimisht mirëbërëse për organizmin.

Sipas të studimeve të siguruara nga AgroËeb.org konsumimi i një luge me vaj ulliri esëll në mëngjes ofron benefite të qënësishme për një organizëm të fuqishëm përgjatë gjithë ditës.

Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që konsumojnë rregullisht vaj ulliri janë më pak të prirur për të vuajtur nga sëmundjet kardiovaskolare, duke përfshirë tensionin e lartë të gjakut, atakun kardiak dhe nivelin e lartë të kolesterolit në gjak.

Vlerat ushqyese brenda një luge të vetme me vaj ulliri

Një lugë gjelle vaji ulliri përmban 120 kalori, 14 gramë yndyrë dhe aspak kolesterol.

Rreth 77% e yndyrës së vajit të ullirit është (mono) e pangopur dhe 9% është (poli) e ngopur.

Ndërsa 14% është vaj i ngopur me prejardhje nga perimet. Vaji i ullirit i virgjër përmban antioksidantë beta-karroten dhe vitaminë E.

Gjithashtu përmban edhe përbërës fenolik si tyrosol dhe hidroksityrosol.

Por çfarë e bën vajin e ullirit më të mirë se vajrat e tjerë?

Vaji i ullirit lidhet me numrin e ulët të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskolare në vendet që e konsumojnë krahasuar me ato që nuk e përdorin.

Studiuesit kanë zbuluar se vaji i ullirit i virgjër e mbron trupin ndaj zhvillimit të qelizave të dëmshme.

Ata kanë arritur në përfundimin se vaji ul aktivitetin e p21Ras, një onkogjeni që parandalon dëmtimin e ADN-së.

Studimi tregon se ndryshe nga vaji i misrit, i cili rrit agresivitetin e tumorit, vaji i ullirit i virgjër kishte një efekt krejt të kundërt, duke pasur një ndikim më të lartë sidomos tek tumoret e gjirit.

Një nga përbërësit e vajit të ullirit është dhe oleo-canthal. Një lloj fenoli natyral që mendohet se nxjerr jashtë proteinat abnormale të Alzheimer nga truri.

Për ta mbështetur këtë informacion, studiuesit kanë shpjeguar se sëmundja e Alzheimer është më e vogël në vendet e Mesdheut, ku konsumimi i vajit të ullirit është më i larti në botë.

Organizëm i fuqishëm dhe energjik

Të mirat e vajit të ullirit në aparatin tretës, janë zbuluar fillimisht pas studimeve që janë bërë në lidhjen mes të ushqyerit dhe radikaleve të lira.

Studime të shumta kanë treguar për nivele të ulëta të problemeve në aparatin tretës, përfshirë stomakun dhe zorrën e trashë.

Kjo më së shumti i atribuohet polifenoleve të vajit dhe antioksidantëve të tij anti-inflamatorë.

Vaji ekstra i virgjër është i pasur me acid oleik dhe xitirosol. Ai ndikon në shmangien e problematikave të pankreatitit akut, që është inflamacioni i menjëhershëm i pankreasit.

Ndaj dhe nisja e ditës me konsumimin e një luge me vaj ulliri është veprimi më ideal për të fuqizuar organizmin dhe për t’i dhënë atij energji përgjatë gjithë ditës.

Sigurohuni të konsumoni vaj ekstra të virgjër vaj ulliri dhe kujdesuni të siguroni jetëgjatësinë e tij.

të fundit

Këmbimi valutor 15 Maj 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me…

9 minutes ago

Studimi/ Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës! Ja 7 arsyet

Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga një kombinim faktorësh që ndikojnë në përvojën e përgjithshme të…

32 minutes ago

Alternime kthjellimesh dhe vranësira/ Njihuni me parashikimin e motit, 15 Maj 2026

Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

51 minutes ago

Horoskopi 15 Maj 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Ndikimi i Venusit ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft harmonik gjate kësaj dite. Do i merrni gjerat…

8 hours ago

“Më shkruanin shumë”, Bebe Rexha “mbyll aplikimet” për meshkujt e interesuar për të

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka folur me humor, por edhe sinqeritet, për jetën e saj sentimentale gjatë një…

8 hours ago

Real Madridi fiton pastër ndaj Oviedos, Mbappe vërshëllehet nga tifozët

Real Madridi ka shënuar një fitore të parëndësishme në La Liga. “Los Blancos” e humbën garën për titull xhiron e…

9 hours ago