lifestyle

Nga fryrja e barkut deri tek problemet e mëlçisë: Vazhdoni të konsumoni 1 lugë vaj ulliri me stomak bosh

Vaji i ullirit është padiskutim mbreti i tryezës dhe një prej ushqimeve më të rëndësishme të dietës mesdhetare. Ai përmban fenole, sterile dhe acide yndyrore si acidi linolenik dhe palmitik, acidi oleik dhe yndyrna esenciale për një shëndet të mirë duke qenë se është lehtësisht i tretshëm. Vajin e ullirit mund ta konsumoni në gjellëra e sallatëra, por e dini ç’ndodh nëse pini një lugë gjelle vaj ulliri çdo ditë me stomak bosh?

Zbulojeni më posht:

Të lidhura

None found

1.Në qoftë se vuani nga fryrja e barkut pas ngrënies ose keni probleme me konstipacionin, duhet të provoni trukun e mëposhtëm: të pini një lugë gjelle me vaj ulliri me stomak bosh. Acidet yndyrore të vajit të ullirit dhe vitaminat e tij të shumta mbrojnë qelizat dhe përmirësojnë ndjeshëm funksionin e sistemit imunitar.

2.Ushqen fytyrën e thatë, trajton aknet dhe rënien e flokëve: Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi në rutinën tuaj të përditshme të bukurisë, sidomos nëse e ndieni lëkurën të thatë dhe pa jetë. Mjafton një masazhim i thjeshtë me pak vaj ose i kombinuar me të kuqe veze, pure karotash ose vaj kokosi dhe fytyra do të ndiejë ndryshimet e para.

3.Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të sistemit tretës. Ajo kryen disa funksione: metabolizon të gjitha elementët ushqimore (yndyrë, proteina, karbohidrate, vitamina, kripëra minerale etj; prodhon substanca për të përthithur vitaminë K, ndihmon në përthithjen e vitaminës A nga beta-karoten; prodhon enzima për të tretur ushqimin, funksionon si detoksikues për të larguar lëndë toksike që janë marrë nga ushqimi apo janë prodhuar në aparatin tretës. Living shkruan se  si çdo organ tjetër edhe mëlçia ka nevojë të detoksifikohet, përzieni një lugë gjelle me vaj ulliri dhe një lugë gjelle me lëng limoni dhe pijeni esëll çdo mëngjes.

4.Vaji i ullirit nuk duhet të mungojë kurrsesi as në regjimin ushqimor të të prekurve nga diabeti, madje sipas mjekëve ata duhet të konsumojnë vetëm ushqime të gatuara me vaj ulliri pasi ul nivelet e kolesterolit të keq dhe balancon nivelet e glukozës në gjak.

të fundit

Itali, 76-vjeçari nën akuzë për vdekjen e kushëririt pas një ëmbëlsire me krem, hetohet edhe pista e trashëgimisë

Një ngjarje e pazakontë ka përfunduar në hetim penal në Itali, ku një 76-vjeçar akuzohet se ka shkaktuar qëllimisht vdekjen…

47 seconds ago

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

14 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

16 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

22 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

24 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

24 minutes ago