Categories: Uncategorized

Veset që dëmtojnë dhe plakin çdo ditë trurin

Truri është një nga organet më të rëndësishme në trupin tuaj. Siç e dimë të gjithë, zakonet tona jetesës ndikojnë në shëndetin e përgjithshëm.

Për shembull, kur një person nuk ka bërë stërvitje të mjaftueshme dhe ka ngrënë më tepër se zakonisht, ai / ajo mund të shtojë më lehtë në peshë. Nëse keni një ditë stresuese në punë, mund të shkoni në shtëpi me dhimbje koke. Ka edhe shumë zakone të dëmshme që mund të ndikojnë në tru.

Të lidhura

None found

Duke u bazuar në një studim lidhur me funksionimin e trurit dhe zakonet e këqija që ndikojnë në të, Dr. Hanneke Joosten, autori i studimit, ka raportuar për BBC-në se zakonet që janë të këqija për zemrën janë të këqija edhe për trurin.

Këtu janë disa nga zakonet e dëmshme për trurin si dhe disa këshilla praktike se si të shmangni ato për të rritur fuqinë e trurit tuaj.

1.Moskonsumimi i vaktit të mëngjesit: Mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin e trurit tuaj. Të gjithë e kemi dëgjuar se “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”. Kërkimet duket se tregojnë se kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, evitimi i mëngjesit nuk është një zakon i mirë.

2.Rrezatimi i valëve të telefonit celular mund të shkaktojë kancer në tru: Ka pasur një debat të vazhdueshëm lidhur me faktin se rrezatimi nga telefonët celularë mund të shkaktojë kancer. Një studim i kryer në vitin 2016 ka zbuluar një lidhje midis rrezatimit të telefonit celular dhe kancerit tek minjtë. Studimi ekspozoi minjtë ndaj rrezatimit të telefonave celularë për 9 orë në ditë për 2 vjet. Studimi gjeti se ka pasur një rritje të rrezikut të tumoreve në tru dhe zemër. Raportet thotë se kjo është e mjaftueshme për të krijuar një lidhje midis përdorimit afatgjatë të telefonave celularë dhe rreziqeve të kancerit.

3.Yndyra e tepërt mund të dëmtojë trurin e shëndetshëm: Të gjithë i dimë rreziqet që sjell yndyra e tepërt në dietat tona. Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimet yndyrore mund të dëmtojnë tepër trurin. Një studim i kryer nga Programi i Neuroshkencës në Universitetin Vanderbilt ka gjetur se njerëzit të cilët rregullisht konsumojnë ushqime yndyrore kanë mundësi më të larta për të zhvilluar defekte në tru. Ky defekt shkakton vështirësi të trurit për të dërguar sinjale lidhur me dëshirën për të konsumuar ushqim dhe frenimin e saj.

4.Pirja e duhanit: Është një zakon i dëmshëm për trurin dhe organet e tjera të trupit tuaj. Një ekip hulumtuesish ka gjetur se duhanpirësit kronike përjetojnë një rënie në funksionin e dopaminës në tru. Kjo rënie e dopaminës është një faktor që çon në varësi dhe gjithashtu rrit mundësinë e rikthimit të dëshirës për të tymosur edhe kur jeni duke u përpjekur për ta lënë atë.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

6 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

6 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

6 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

6 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

6 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

6 hours ago