Kontraceptivët oralë nuk përdoren vetëm për të parandaluar shtatzëninë. Ato shpesh jepen me recetë nga mjeku për trajtimin e akneve apo ciklin e çrregullt menstrual. Problemi qëndron tek efektet anësore të pilulave të kontrollit të lindjes që zakonisht nuk thuhen me zë të lartë.
Pilulat e kontrollit të lindjes përbëhen nga estrogjen sintetik dhe progesteron, të cilat janë hormone sintetike që ndërhyjnë në ritmin natyral hormonal të trupit. Para se të vendosni të merrni pilula për të parandaluar shtatzëninë, apo për çfarëdolloj arsyeje tjetër, sigurohuni që të keni të gjitha informacionet.
None found
1. Pilulat e kontrollit të lindjes mund të ndikojnë në rritjen e qelizave të këqija
Sipas Fondacionit Susan G. Komen, një studim i cili grumbullonte të dhënat e më shumë se 50 studimeve zbuloi se gratë që merrnin kontraceptivë kishin një rrezik prej 10 deri 30 për qind më të lartë të kancerit të gjirit sesa gratë që nuk e kishte përdorur kurrë pilulën. Pasi këto gra ndaluan marrjen e pilulës, rreziku i tyre filloi të ulet dhe pas rreth 10 vjetësh, u zerua njësoj si gratë që nuk e kanë marrë pilulën.
2. Pilulat e kontrollit të lindjes mund të shkaktojnë mungesa në lëndë ushqyese
Kontraceptivët oralë mund të çojnë në shumë mangësi ushqyese, duke përfshirë zinkun, magnezin, selenin, Vitaminën C, Vitaminat B2, B3, B6, B12 dhe folatin. Kjo pasi mëlçia përdor më shumë nga këto lëndë ushqyese për të metabolizuar estrogjenin nga pilulat e kontrollit të lindjes dhe për ta eliminuar atë jashtë trupit.
3. Pilulat e kontrollit të lindjes mund të rrisin rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare
Estrogjeni sintetik është treguar se rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek disa gra, duke rritur shanset për mpiksjen e gjakut, krijimin e trombeve.
4. Ndërsa shtimi i peshës, fryrja ulja e dëshirës seksuale shpesh janë të listuara si efekte anësore të pilulave të kontrollit të lindjes, ka shumë efekte të tjera anësore që nuk shkruhen në fletëudhëzues. Këto kokrra mund të shkaktojnë dhimbje koke, migrene, mbajtje të lëngjeve dhe madje mund të përkeqësojë çrregullime emocionale siç është depresioni.
Arsenali ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Bruno Guimaraes, pasi mesfushori brazilian i ka bërë të ditur Newcastle. se dëshiron…
Aktori Ervis Pupa ka ironizuar vendimin e qeverisë për financimin e koncertit të Kanye West, përmes një postimi në rrjetet…
Fabian Ruiz ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me Paris Saint-Germain, duke nënshkruar një kontratë të re…
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë shpërthyer sërish, pasi ushtria amerikane ka nisur sulme ajrore dhe raketore ndaj…
Bursa e Maqedonisë zyrtarisht ka nisur projektin për të inkurajuar dhe përgatitur kompanitë vendore për financimin e tregut.Projekti zbatohet me…
Avokati i Popullit ka reaguar pas raportimeve se gjatë një kontrolli në INK Burgu “Shkup” (Shutkë), disa të burgosur kanë…