Categories: Uncategorized

Të dobësohesh? Mos bëni këto gabime në mëngjes

Zakonet e mëngjesit kanë një peshë të dukshme në aftësinë për të humbur peshë në mënyrë të ekuilibruar. Veprimet e para të ditës janë vendimtare për të arritur një nivel ennergjie dhe një ritëm të mirë metabolizmi.

Por janë disa gabime që bëjmë në mëngjes që mund të humbin energjitë tona që në fillim të ditës. Ja disa prej tyre:

Të lidhura

None found

Dhe pesë minuta…
E kush prej nesh nuk do të donte të flinte dhe 5 minuta më shumë, para se të çohet nga shtrati? Por ja që është gabim për ata që duan të humbasin peshë. Ato minuta mund t’i shfrytëzoni për të bërë ushtrime fizike, apo një mëngjes të mirë. Ideale do të ishte të zgjoheshit të paktën 15 minuta më para se zakonisht, për të krijuar disa zakone që të ndihmojnë në ritmin metabolik. Por mos harroni, sasia ditore e gjumit nuk duhet të jetë më pak se 7 orë.

Mos hidratimi i trupit
Në fakt është një nga zakonet më të zakonshme por edhe ndër më të dëmshmit. Gjatë natës në gjumë, trupi përdor lëngjet për të vijuar proceset e tij. Kjo është arsyeja që në mëngjes kur zgjohemi kemi një farë dehidratimi. Konsumi i ujit në orët e para të ditës, apo më mirë akoma sapo zgjohesh nga gjumi, ndihmon në hidratimin e trupit dhe në funksionin e tij gajtë ditës. Përfitimet do të jenë më të mëdha nëse shtoni pak lëngë limoni apo erëza pastruese.

Nuk hani një mëngjes të mirë
Vakti i parë i ditës është thelbësor për funksionimin e mirë të metabolizmit, përveçse furnizon trupin me energji. Të zëvendësosh një mëngjes me një kafeë me biskota ngadalëson metabolizmin dhe të ndalon të humbësh peshë. E njëjta gjë vlen dhe kur dëshironi ta kapërceni këtë vakt, të bindur që nuk keni marrë kalori. Një mëngjes i mirë mbulon 25% të nevojave kalorike të ditës dhe duhet ët ketë proteina, karbohidrate dhe fibra.

Nuk e hani mëngjesin në orarin e duhur
Dhe orari ka shumë rëndësi për të përfituar nga mëngjesi. Nëse hani mëngjes shumë vonë, hormonet e urisë aktivizohen në mënyrë të pakontrolluar dhe ju çojnë në zgjedhje të gabuara ushqimi. Për më tepër, nëse e vononi në orar mëngjesin metabolizmi për djegien e yndyrnave dhe kalorive bëhet më i ngadaltë.

Konsumoni mesvakte jo të shëndetshme
Për të mbajtur metabolizmin aktiv, dhe në të njëjtën kohë të evitoni lodhjen e mëngjesit, këshillohet një mesvakt paradite. Këto i japin trupit energji ekstra, duke ndihmuar në funksionet e tij. Problemi është që shpesh nuk dimë të zgjedhim mesvaktin e duhur dhe përfundojmë duke ngrënë ushqime me shumë kalori. Është mirë që të shmangni konsumin e bukës, ëmbëlsirave, pijeve kalorike apo me pana. Ideale do të ishin fruta, perime apo drithrëa integrale.

Stresi dhe puna
Në orët e para të ditës së punës është normale të ndjeheni pak nënpresion, duke menduar aktivitetin që kemi gjatë gjithë ditës. Por kur jeni nën stres, trupi liron sasi të madhe kortizoli, një lloj hormoni që vepron me gjendjen shpirtërore por edhe në metabolizëm. Për rrjedhojë, hormoni është i lidhur me tendencën e madhe të mbledhjes së yndyrnave në zonën e barkut.

të fundit

Saimir Korreshi publikon pamjet: Na hoqën mendjen me reformat në arsim, nxënësit në Thanë të Lushnjes mësojnë në kushte çnjerëzore (VIDEO)

Pamje të një gjendje të shkatërruar, janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia…

7 minutes ago

Monika Kryemadhi bën deklaratën e papritur për Ilir Metën: Më linte të bëja çfarë të doja, jam penduar që…

Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…

32 minutes ago

Aksident në Maliq, raportohet për dy të plagosur

Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…

40 minutes ago

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe dy të bashkëpandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit,  ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…

1 hour ago

Berisha njofton datën për protestën e radhës kombëtare: Shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe sheshet e Tiranës në kryengritjen më të fuqishme që ka njohur vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…

1 hour ago

Afera të tjera korruptive kanë dalë në dritë/ Berisha akuza Ramës: Me mandatet e tij bllokoi arrestimin e Ballukut dhe mbrojti veten

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot (24 prill) nga konferenca e radhës për shtyp, kryeministrin Edi Rama se…

2 hours ago