Categories: sport

TV Dukagjini ndërpret bashkëpunimin me Liridon Lecin pas përplasjes me Edonisa Aliun

Televizioni Dukagjini ka vendosur t’i japë fund kontratës me analistin Liridon Leci, i cili njëkohësisht drejton edhe skuadrën e Vëllaznimit, pas një debati të ashpër me ish-futbollisten Edonisa Aliu.

Të lidhura

None found

Konflikti nisi kur Aliu i kujtoi Lecit rezultatet e dobëta që ka arritur me Vëllaznimin, ndërsa ky i fundit iu përgjigj me tone të ashpra duke i thënë se ajo nuk ka të drejtë ta gjykojë.

Në përfundim të emisionit, Leci shprehu pakënaqësi edhe ndaj moderatorëve, duke i akuzuar se po ftojnë njerëz me qëllime të caktuara dhe paralajmëroi se nuk do të shfaqet më në atë studio për sa kohë që do të ketë të ftuar të tillë.

Reagimi zyrtar erdhi nga Dibran Istrefi, drejtor i informacionit në TV Dukagjini, i cili bëri të ditur se kontrata me Lecin është ndërprerë menjëherë.

Istrefi shtoi gjithashtu se pas mbylljes së emisionit ka ndodhur një incident mes dy personave, por nuk dha detaje të mëtejshme rreth natyrës së tij.

Në njoftimin e tij, Istrefi shkroi se mbrëmjen e 11 tetorit 2026, pas përfundimit të emisionit “Dueli Sportiv”, pati një incident midis panelistit të rregullt Liridon Leci dhe të ftuarës Edonisa Aliu, ish-futbolliste.

Ai theksoi se pas shqyrtimit të të gjitha rrethanave të ngjarjes, TV Dukagjini mori vendimin për t’i dhënë fund menjëherë bashkëpunimit me Lecin.

Sipas tij, situata të tilla janë të papranueshme për televizionin dhe për emisionin “Dueli Sportiv”.

Istrefi njoftoi gjithashtu se rasti tashmë është në duart e organeve të rendit dhe drejtësisë, të cilat pritet të sqarojnë të gjitha rrethanat, ndërsa TV Dukagjini ofron bashkëpunim të plotë me autoritetet ligjzbatuese.

të fundit

VIDEO/ Ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del pas 3 orësh nga SPAK!

Këtë të hënë, ish-drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, e shoqëruar nga avokatja…

4 minutes ago

Kuvendi mblidhet të enjten, ja projektligjet dhe çështjet që do të shqyrtohen

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare të enjten, më 15 tetor. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit në mbledhjen…

7 minutes ago

Oqeani Trump”? Trump sugjeron riemërtimin e Atlantikut ose Paqësorit

Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur idenë që Oqeani Atlantik ose Oqeani Paqësor të riemërtohet “Trump Ocean” ose “Oqeani i…

8 minutes ago

Ministry of Internal Affairs: 102 drivers penalized for speeding in Skopje

Gjatë një aksioni kontrollues të realizuar dje në territorin e Qytetit të Shkupit, policia ka shqiptuar 102 sanksione ndaj shoferëve…

11 minutes ago

Israeli foreign minister: We continue to confront Hamas! Albania stands firm against terrorism, antisemitism and Iran

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj kundër terrorizmit dhe antisemitizmit, si dhe…

13 minutes ago

Prime Minister Rama warns retail outlets: Fines if you speculate with prices

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria synon të zgjerojë më tej përfshirjen e bizneseve në platformën “Pasqyra…

14 minutes ago