Categories: Uncategorized

Si të përdorni më pak kripë për një jetë të shëndetshme

Kripa është shumë e rëndësishme për trupin. Natriumi në kripë ndihmon në transmetimin e impulseve të nervave dhe kontraktimin e fibrave të muskujve. Gjithashtu bashkëvepron me kaliumin për të balancuar nivelet e lëngjeve në trup. Por, për të bërë këtë është nevoja për vetëm një sasi të vogël kripe, më pak se një e dhjeta e një luge çaji në ditë. Ndërsa, në fakt, ne hamë në një ditë deri 20 herë më shumë se aq.

Zakonisht trupi mund ta largojë vetë natriumin e tepërt. Por, tek disa njerëz, konsumimi i natriumit(kripës) mund të shkaktojë që trupi të mos lirojë ujin e tepërt. Kjo bën që të rritet sasia e lëngjeve në enët e gjakut, gjë që mund të rrisë tensionin e gjakut, shkruan gazeta Shendeti.

Të lidhura

None found

Më poshtë keni 5 mënyra se si mund të ulni sasinë e kripës që konsumoni:

Përdorni erëza dhe përmirësues të tjerë të aromës dhe shijes: Shtojini shije ushqimeve tuaja të preferuara me erëza, barishte të thata dhe të freskëta, rrënjë (si hudhra dhe xhinxheri), agrume, uthull dhe verë. Që nga piperi i zi, kanella dhe turmeriku, tek borziloku i freskët, specat e djegës dhe lëngu i limonit, të gjitha do t’i japin ushqimit një shije më të mirë dhe me më pak kripë.

Përdor yndyrna të shëndetshme në gatim: Përdor yndyrnat e duhura e të shëndetshme, që nga arrat e pjekura dhe avokadot, tek vaji i ullirit, kanolës, sojës apo vajra të tjerë, mund t’i shtojnë shije ushqimit, pa e tepruar me kripën.

Pjek e përcëllo: Pjekja apo skuqja e ushqimeve në një tigan u shton shije. Nxjerr ëmbëlsinë natyrale të shumë perimeve dhe shijen e peshkut dhe pulës, duke e zvogëluar kështu nevojën për përdorimin e kripës.

Merrini drithërat që ju nevojiten nga burime të tjera dhe jo buka: Edhe buka e zezë, që është më e shëndetshme se e bardha, mund të përmbajë natrium. Buka përmban një sasi të konsiderueshme kripe, jo vetëm për një shije më të mirë, por dhe për t’u siguruar që brumi të ngrihet në mënyrën e duhur.

Njihni stinët, dhe ç’është më e rëndësishmja fermerin tuaj lokal: Bëni pazar për përbërës ushqimorë me shijen natyrale maksimale, duke shmangur kështu nevojën për të shtuar shumë kripë. Blini produkte të stinës nga tregu i fermerëve, që të jenë më të freskëta.

të fundit

Hetimi paraprak në Emirate: Piloti i dyshuar i FlyDubai synonte përplasjen e avionit në aeroportin e Tel Avivit

Një hetim paraprak në Emiratet e Bashkuara Arabe ka zbuluar se piloti i dyshuar për rrëmbimin e një avioni të…

3 seconds ago

RrGK dënon vrasjen në Gjilan: Dhuna ndaj grave nuk mund të justifikohet

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka shprehur shqetësim të thellë për vrasjen e një gruaje në Gjilan, e cila…

9 seconds ago

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Salianjit kundër dënimit me 1 vit burg: “Beteja vijon në Strasburg”

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për kundërshtimin ndaj dënimit të tij me 1 vit burg, duke sqaruar…

3 minutes ago

“Qeveri e krimit”/ Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë në ditën e 121 të protestës

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…

4 minutes ago

Ferati in Tirana: Albania–North Macedonia cooperation, a key factor for cohesion and European integration

Ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, gjatë vizitës së tij në Tiranë, është takuar me kryetarin e Kuvendit të…

6 minutes ago

Petrova: Bulgaria stands by the 2022 agreement, with no renegotiation with Skopje

Bullgaria nuk pranon ndryshime kushtetuese me zbatim të prolonguar dhe nuk rinegocion për kushtet e marrëveshjes së arritur në vitin…

6 minutes ago