Categories: Uncategorized

Si të luftoni mykun e gojës me produkte shtëpie

Myku i gojës është një infeksion i shkaktuar nga përhapja e kërpudhave Candida albicans në mukozën e gojës. Mund të ndodhë në çdo moshë, por më të prekurit kryesisht janë zakonisht fëmijët dhe të moshuarit. Për fat të mirë, është e mundur ta luftoni atë me mënyra natyrale.

Edhe pse këto alternativa nuk zëvendësojnë ilaçet antifungale, janë një ndihmë e vlefshme për të qetësuar simptomat e këtij infeksioni.

Të lidhura

None found

Sodë buke

Ky përbërës përmban veti dezinfektuese dhe antimykotike që ndihmojnë në neutralizimin e kërpudhës Candida albicans.

Si përdoret?

Shkrini gjysmë luge sodë buke në një gotë me ujë të ngrohtë.

Përdoreni këtë lëng për të bërë gargarë për 2 minuta.

Në fund pështyjeni lëngun dhe përsëriteni këtë procedurë dy herë në ditë derisa të përmirësoheni.

Kos natyralë për të trajtuar mykun e gojës

Një nga medikamentet më të mira për mykun e gojës është kosi natyral i pasur me probiotikë. Kjo kulturë bakteresh të mira vepron pozitivisht duke risjellë ekuilibrin e baktereve të shëndetshme në gojë.

Si përdoret?

Gjatë simptomave të para të mykut të gojës, konsumoni dy porcione kos natyral në ditë.

Sigurohuni gjithashtu të jetë pa sheqerna sepse këto të fundit ‘ushqejnë’ mykun.

Lëng limoni

Lëngu i limonit ka efekt antiseptik dhe antimykotik mes përbërësve të tij.

Si përdoret?

Përzieni lëngun e limonit me ujë të ngrohtë dhe bëni shpëlarje 3 herë në ditë.

Përgatisni një çaj me lëng limoni dhe konsumojeni mundësisht me stomak bosh.

Shafran Indie për të trajtuar mykun e gojës

Shafrani i Indisë nuk rresht së na habituri me vetitë e tij dhe sipas një studimi, kurkumina ka një efekt antimykotik kundra llojeve të ndryshme të kandidas.

Si përdoret?

Si fillim, ngrohni pak ujë.

Kur të fillojë të ziejë, shtoni gjysmë lugë kafeje kurkuma (shafran Indie).

Mund të shtoni edhe pak piper të zi nëse keni dëshirë.

të fundit

Fifth consecutive protest in Pristina calls for justice for Arlinda Zekaj

Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…

4 minutes ago

List of Serbian paramilitaries suspected of crimes in Kosovo

Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…

5 minutes ago

Kosovo’s capital investments reach just 30% of the planned budget

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…

5 minutes ago

Vučić’s defeat does not guarantee change in Serbia, Bosch says nationalism could prevail and affect Kosovo

Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…

5 minutes ago

Bullgaria voton për presidentin e ri, Jotova përballë Gjurovit në zgjedhjet e dominuara nga çështja ruse dhe siguria në Detin e Zi

Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…

5 minutes ago

Everything in AKSHI’s hands, OECD: Albania has the region’s most centralized digital services model

Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë…

6 minutes ago