Categories: Uncategorized

Si mund ta trajtoni humbjen e oreksit nga stresi

Gjatë kësaj periudhe njerëzit po përjetojnë stres ndoshta ndryshe nga herët e tjera.

“Kur përjetoni stres, oreksi mund të preket në disa mënyra të ndryshme,” shpjegon Joi Britt, terapist në Beauty Healing në Nju Jork.

Të lidhura

None found

“Disa njerëz e shohin ushqimin si një mënyrë për të përballuar ndjenjat e të qenit të mbingarkuar me stres ndërsa një pjesë tjetër nuk hanë për orë ose ditë të tëra. Në të dyja rastet ajo që duhet të bëni është të filloni procesin e ri rregullimit të oreksit tuaj duke identifikuar masën e stresit. Pasi të keni bërë atë, shikoni mënyrat se si të jeni në gjendje të zvogëloni stresin, qoftë kjo duke kërkuar ndihmë, mbështetje, ose duke bërë një pushim, “thotë Britt.

Dietologja Marisa Moore, thotë se humbja e oreksit mund të jetë “përgjigja e trupit tuaj ose reagimi juaj ndaj stresit dhe ankthit” dhe gjatë asaj periudhe, disa njerëz mund ti drejtohen ushqimit si burim i lehtësimit të stresit.

Vendosni një program

Nëse pacientët ende kanë vështirësi pasi kanë ndërmarrë hapat e parë për të rikthyer oreksin, Britt i inkurajon ata të bëjnë një orar ose të vendosin një alarm si kujtesë për të ngrënë.

“Filloni me ushqimet që stomaku juaj jua pranon dhe sigurohuni që të pini rregullisht ujë,” thotë ajo. Për më tepër, ajo thekson se duhet të filloni të hani ushqimet që doni më shumë pasi vetë psikologjia e njeriut bën që stomaku të pranoje më shpejt një ushqim që ju doni sesa një ushqim që nuk e doni por jeni të detyruar ta hani.

Një tjetër pikë e rëndësishme: Në këtë kohë të stresit të lartë, shmangni gjykimin ndaj dëshirave tuaja. Nëse dëshironi ushqime që zakonisht nuk i hani, jepini vetes leje t’i shijoni ato. Mund të jetë diçka që trupi juaj ka nevojë. Gjithashtu, mund të hani një ushqim që ju kujton diçka ose dikë. “Ndonjëherë ushqimi sjell kujtime të këndshme, një lloj nostalgjie që na bën të ndjehemi pak më mirë.” shpjegon Moore.

Bisedoni

Duke folur për përvojat pozitive të ngrënies, Moore thekson gjithashtu rëndësinë që komunikimi ka luajtur në jetën e saj, veçanërisht gjatë kohës së stresit ekstrem, pasi të komunikosh me të tjerët ndihmon për të qetësuar mendjen dhe për të menduar gjëra më pozitive.

Ndërsa humbja e oreksit vazhdon, është e rëndësishme të konsideroni mbështetjen nga njerëz të tjerë. Duhet ta kuptoni kur keni nevojë për mbështetjen e një terapisti apo dhe thjeshtë të flasësh me dikë për çdo të keqe apo t’ju tregosh për stresin që po kalon. Një terapist është më i këshillueshëm pasi ju mund të mësoni mjete dhe aftësi të reja që mund t’ju ndihmojnë të përballoni më mirë stresin në mënyrë që të siguroheni që jeni duke ngrënë, duke fjetur dhe duke jetuar një jetë që po përshtatet me situatën globale.

të fundit

Butrint Imeri fshin gjithçka nga Instagrami, çfarë po paralajmëron?

Një veprim i papritur nga Butrint Imeri ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale, ku këngëtari gëzon…

19 minutes ago

Raporti i fundit: Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë

Platforma WolrdAtlas ka publikuar 10 vendet më të varfëra në Evropë. Kjo faqe përdorë bazën e të dhënave të Fondit…

29 minutes ago

Kërcënim i ri nënujor nga Irani? Si mund të ndikojë në komunikime, banka dhe ekonominë globale

Pasi bllokoi Ngushticën e Hormuzit, Teherani po përpiqet t’i shndërrojë kabllot nënujore në një levë të re presioni. Irani ka…

58 minutes ago

U qëllua me armë zjarri/ I shtruar në spital prej disa javësh, ndërron jetë vëllai i ish-ministrit turk

Aydin Cavusoglu, 52 vjeç vëllai i ish-ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, Hasan Cavusoglu vdiq sot, më 17 maj. Sipas…

1 hour ago

Ebola alarmon Afrikën, OBSH shpall emergjencë globale në Republikën Demokratike të Kongos

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur shpërthimin e Ebolës në lindje të Republikës Demokratike të Kongos një emergjencë shëndetësore publike…

2 hours ago

Studentët shqiptarë në RMV, nesër sërish në protestë/ Tubimi në Shkup për provimin e jurisprudencës në Gjuhën Shqipe, thirrje qytetarëve t’u bashkohen

Studentët shqiptarë në Shkup, kanë paralajmëruar një tjetër protestë, e cila do të mbahet nesër, më 18 maj 2026. Protesta…

3 hours ago