lifestyle

Këto 6 shenja të stresit nuk duhet të injorohen kurrë

Trupi ka gjithmonë një mënyrë për t’ju bërë të ditur se disa gjëra në trupin tuaj nuk janë në rregull. Stresi nuk është një gjendje që shfaqet ekskluzivisht mendërisht, por mund të reflektohet edhe fizikisht.

Nuk është gjithmonë e lehtë të vërtetosh se jeni nën stres, por është e nevojshme të korrigjoni zakonet dhe rutinën tuaj. Faqja Indy100 nxjerr në pah gjashtë shenja stresi, bazuar në të dhënat e mbledhura nga organizatat e kujdesit shëndetësor, shkruan albeu.com.

Të lidhura

None found

1. Dhimbje koke

Stresi është një nga shkaqet e dhimbjes së kokës, e cila është më pak e rrezikshme se migrena, sepse mund të kurohet në mënyrat e zakonshme. Reduktimi i stresit dhe situatave stresuese gjithashtu çon në reduktimin e problemeve të dhimbjes së kokës.

2. Gjumi i keq

Problemet me gjumin janë një tjetër tregues se jeni nën stres. Ekziston një lidhje e ngushtë midis gjumit dhe shëndetit mendor në përgjithësi. Për të pasur sa më pak probleme me pagjumësinë, edhe nën stres, është e rëndësishme të stabilizoni kohën e gjumit dhe zgjimit, duke e lënë kohën e lirë mes gjumit dhe përdorimit të telefonit dhe kompjuterit.

3. Probleme me lëkurën

Stresi mund të shkaktojë ekzemë, akne, psoriasis dhe shumë probleme të tjera të lëkurës. Lëkura e thatë dhe e plasaritur mund të jetë gjithashtu rezultat i mungesës së ujit të mjaftueshëm. Ndjenja e lodhjes dhe marrja e tepërt e kafeinës mund të çojë gjithashtu në dehidratim të lëkurës.

4. Tensioni dhe dhimbjet e muskujve

Stresi shkakton tension në muskuj, gjë që mund të shkaktojë dëmtime të shumta. Joga, streçing dhe ushtrime rekomandohen për të shmangur problemet.

Ndryshimet në zakone mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit dhe të udhëheqin një mënyrë jetese më të shëndetshme.

5. Oreksi

Humbja e oreksit ose rritja e oreksit janë një nga shenjat e stresit. Stresi aktivizon luftën në trup e cila shtyp oreksin dhe rrit nivelin e kortizolit dhe insulinës.

6. Problemet seksuale

Stresi ndikon në humbjen e interesit për seksin ose ju bën të mos e shijoni atë. Humbja e libidos shoqërohet shpesh me lodhje. Stresi gjithashtu mund të jetë një shkak indirekt i mosfunksionimit erektil, por gjithashtu çon në rritje të presionit të gjakut dhe konsum më të lartë të alkoolit. Shkaku më i zakonshëm i problemeve në seks është ai psikologjik. /albeu.com/

të fundit

Artan Hoxha: Electoral crime investigation is two years late; Sara’s departure will not cost Rama his mandate

I ftuar në studion e News24, gazetari Artan Hoxha komentoi hetimet e SPAK-ut për krimet zgjedhore dhe vëmendjen politike të…

3 hours ago

Trump meets Imelda Marcos in Manila and tells her “We love you,” after knowing her for more than 40 years

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…

3 hours ago

Scottish police call for restrictions on e-bike and e-scooter sales amid rising crime and accidents

Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…

3 hours ago

After nearly 40 years, parents convicted of torturing and killing their 4-year-old daughter in France

Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]…

3 hours ago

Released from prison and celebrating with his family, he is accused of stabbing a 42-year-old man to death in the US

Një festë familjare e organizuar për të festuar lirimin e tij nga burgu federal përfundoi në tragjedi në Karolinën e…

3 hours ago

NIH calls for an investigation into Fauci’s involvement in the study that rejected the COVID-19 lab-leak theory

Roli i ish-këshilltarit kryesor shëndetësor të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, në një prej studimeve më të rëndësishme shkencore të…

3 hours ago