Categories: Uncategorized

Pse duhet të shqetësoheni kur fëmija nxjerr gjuhën jashtë

Kur fëmijët nxjerrin gjuhën jashtë, ne na duken të adhurueshëm. Prindërit shpesh shqetësohen për shëndetin e tyre. Për fat të mirë, në shumë raste, kjo sjellje është plotësisht normale. Foshnjat e bëjnë atë për të bashkëvepruar me botën ose për të shprehur nevojat e tyre. Por prindërit duhet të jenë të vëmendshëm, në mënyrë që të dallojnë çdo shenjë paralajmëruese. Ja çfarë mundohen të na tregojnë bebet me këtë gjest:

1. Janë të uritur

Të lidhura

None found

Bebet zakonisht nuk fillojnë të qajnë menjëherë kur duan të ushqehen, por u japin prindërve disa shenja. Ata mund të përpiqen të fusin duart në gojë.

2. Janë ngopur

Për të kuptuar nëse fëmija është i uritur apo i ngopur, në këtë rast duhet të jeni të vëmendshëm për të kuptuar gjuhën e trupit. Nëse fëmija ju shtyn, duket i acaruar apo fillon të qajë, tregon se është ngopur me ushqimin.

3. Ata thjesht po luajnë

Foshnjat priren të imitojnë shprehjet e fytyrës së atyre që i rrethojnë. Ata mund ta shohin këtë si një lloj loje. Nxjerrja e gjuhës mund të jetë fillimi i një loje dhe mënyra për të komunikuar me të tjerët.

4. Tregojnë se nuk janë ende gati për ushqim të ngurtë

Kur pediatri ju thotë se është koha për t’i dhënë ushqim të ngurtë fëmijës kur mbush 6 muaj jetë, duhet të jeni të kujdesshëm, sepse disa fëmijë nuk janë ende gati për një ndryshim të tillë. Kështu, ata mund ta shtyjnë ushqimin me gjuhë. Por nëse fëmija e bën vazhdimisht këtë, duhet ta vizitoni tek mjeku.

5. Mund të marrin frymë përmes gojës

Kur fëmija ka kollë ose është ftohur, automatikisht fillon të marrë frymë me gojë. Si rezultat, fillojnë të nxjerrin gjuhën jashtë. Konsultohuni me mjekun nëse fëmija ka probleme me frymëmarrjen.

6. Mund të kenë disa probleme shëndetësore.

Nxjerrja e gjuhës jashtë mund të lidhet edhe me probleme shëndetësore. Të tilla mund të jenë dhimbjet nga gazrat ose muskuj të dobët. Nëse fëmija e nxjerr gjuhën vazhdimisht ose sillet çuditshëm, është mirë ta kontrolloni tek mjeku.

të fundit

Sulmet kibernetike ndaj sistemeve frigoriferike shqetësojnë Europën: si ndryshohet temperatura nga distanca dhe çfarë masash duhen marrë

Një formë e re dhe shqetësuese e sulmeve kibernetike po kërcënon sigurinë ushqimore në Europë. Hakerat po arrijnë të depërtojnë…

11 minutes ago

Pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet amerikane, Musk bën shaka për «lazerët hapësinorë

Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…

12 minutes ago

Fishekzjarrët mbi De Kuip ndërpresin përkohësisht ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Ndeshja mes Feyenoordit dhe Interit, e vlefshme për raundin e katërt të Ligës së Kampionëve u ndërpre për shkak të…

12 minutes ago

PDK kritikon emërimet e fundit, Musliu-Shoshi i drejtohet Konjufcës: “Nale dorën me nipa e mbesa

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, kritikoi ashpër emërimet e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe…

17 minutes ago

Ignazio Cassis nesër në Prishtinë, në fokus tregtia, KFOR-i dhe ambasada e re zvicerane

Këshilltari federal dhe shefi i diplomacisë së Zvicrës, Ignazio Cassis, zhvillon nesër, më 5 nëntor, një vizitë zyrtare në Kosovë.…

17 minutes ago

Audi Quattro frymëzon një model modern me deri në 750 kuaj/fuqi

Një kompani skoceze ka krijuar një version modern të legjendarit Audi Quattro, duke u frymëzuar nga modeli i njohur Audi…

21 minutes ago