lifestyle

Si ta kuptoni nëse fëmija ka probleme serioze pasi është rrëzuar

Shumicës së prindërve u ka ndodhur të paktën një herë që tu rrëzohet bebi! Mësa duket, bebet nuk kanë një marrëdhënie të mirë me “gravitetin”. Dëmtimet nga rënia e bebit mund të variojnë nga një tronditje e lehtë e deri në fraktura të ndryshme, ndaj disa prej tyre kanë nevojë për një përkudesje të lehtë ndërsa disa të tjerë kanë nevojë për vëmendje të menjëhershme mjekësore. Ndaj është shumë e rëndësishme për prindërit që të jenë të informuar për rreziqet e mundshme në mënyrë që të marrin vendimet e duhura në periudhë relativisht të shkurtër.

Ne kemi përgatitur një listë me gjërat që duhet të vini re kur bebi juaj rrëzohet, në mënyrë që të jeni në gjendje të vlerësoni situatën dhe t’i mundësoni fëmijës kujdesin e nevojshëm.

Të lidhura

None found

1. Si fillim zbuloni çfarë ka ndodhur

Mjëkët kërkojnë të dinë se si ndodhi rrezimi dhe çfarë dëmtimesh mund të ketë pësuar bebi. Laura Hagopian, një mjeke urgjence që ka trajtuar shumë dëmtime të bebeve që kanë rënë nga krahët e prindërve apo nga shtrati, thotë se është shumë e rëndësishme që mjeku të di lartësinë nga e cila ka rënë bebi. Nëse lartësia është më e madhe se 1 metër dhe bebi është më i vogël se 3 muajsh atëherë mundësitë që bebi të ketë pësuar një dëmtim janë më të larta.

2. E shikoni nëse është vogëlushi nxirë

Nxirjet janë një shenjë e “mirë” për të kuptuar nëse ka fëmija ka pësuar fraktura. Por jo domosdoshmërisht nxirjet do të gjenden në vendin ku koka e bebit ka pësuar përplasjen. Kërkoni nëse ka shenja nxirje poshtë syve dhe prapa veshëve, pasi këto vende mund të jenë tregues të një hemorragjije të brendshme, gjë që kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.

3. Kuptoni nëse bebi i humbi ndjenjat apo jo

Është shumë e rëndësishme që të kuptoni nëse bebi i humbi ndjenjat pas rënies apo jo. Kjo mund të jetë disi e vështirë për tu dalluar pasi bebet mund t’i humbasin ndjenjat edhe për vetëm pak sekonda, ndaj është e rëndësishme të dini nëse bebi filloi të qajë menjëherë pas renies apo pak pasi u rrëzua. Nëse bebi bie dhe nuk qan menjëherë, tregon që për pak momente ai ka qënë pa ndjenja. Në raste të tilla kërkohen teste të menjëhershme dhe pas kësaj bebi mund të ketë nevojë për një kujdes mjekësor.

4. Vëzhgoni sjelljen e bebit?

Nëse bebi përjeton humbje ndjenjash apo të vjella atëherë ai ka nevojë për kujdes mjekësor, por ka edhe disa ndryshime të tjera në sjelljen e tij që mund të jenë po kaq serioze.
Nëse pasi është qetësuar, vogëlushi juaj merr biberonin dhe pi normalisht atëherë ka shumë mundësi që të mos ketë pësuar asgjë, por nëse ai është letargjik apo i irrituar, atëherë mund të ketë diçka që nuk shkon. Bebet që kanë dëmtime në brendësi të trurit shpeshherë nuk kanë simptoma si të vjellat apo humbjet e ndjenjave. Frakturat dhe dëmtimet e trurit tek bebet mund të shkaktohen dhe nga përplasjet e lehta, ndaj është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendjen e duhur sjelljes së tij

të fundit

Ferati: Around 30% of the Ministry’s 139 Employees Lack Even Basic Working Conditions

Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve ka funksionuar për vite me radhë pa strategji, pa pajisje bazike pune dhe me kohezion…

14 seconds ago

Albin Kurti Meets with Albanian Member of the Bern Cantonal Parliament

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është takuar me Shasime Osmanin, e cila së fundmi është…

58 seconds ago

ZMNV handled 125 new cases during the second half of July 2026

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 17-31 korrik 2026, mbrojtësit e…

1 minute ago

Dimal Residents Protest Against Rama and Municipal Merger, Sign Petition to Overturn Territorial Reform

Pas protestave në Klos, kundërshtimet ndaj reformës së re territoriale janë shtrirë edhe në Dimal, ku qytetarë të zonës kanë…

2 minutes ago

Flames Engulf Greece, Thousands Evacuated as Tourists Flee Crete Coastal Town by Boat

Qindra persona, kryesisht turistë, po evakuohen me anije nga qyteti bregdetar Agios Vasileios në Greqinë qendrore, pasi një zjarr i…

2 minutes ago

Përplasje e fortë në FIFA, Kevin Lamour kërkon largimin e Gianni Infantinos

Drejtori operativ i FIFA-s, Kevin Lamour, ka kërkuar publikisht largimin e presidentit Gianni Infantino pas propozimeve kontroverse për shitjen e…

3 minutes ago