Categories: Uncategorized

Për një marrëdhënie të shëndetshme duhet të zbatohet rregulli 3:1, çfarë kuptimi ka

E keni kuptuar ndonjëherë se për zhvillimin e shëndetshëm të një marrëdhënie, cila do qoftë ajo (familje, çift, miqësi) është shumë e rëndësishme të vëzhgoni se sa kritika dhe lavdërime merrni.

Shumë shkencëtarë kanë bërë kërkime mbi këtë temë duke nxjerrë raportin ideal për të mirën dhe të keqen.

Të lidhura

None found

Psikologu John Gottman ishte i pari që vuri re se sa e rëndësishme ishte vendosja e një raporti mes fjalëve negative dhe pozitive.

Mbi 40 vjet, ai ka analizuar më shumë se 3.000 martesa dhe duke marrë parasysh fjalët pozitive dhe nëgative që thuhen në një marrëdhënie. Bazuar në këtë raport ai mund të parashikojë probabilitetin e divorcit me saktësi 90%.

Më vonë, ishte psikologu Marcial Francisco Losada, pas analizimit të qindra grupeve të biznesit, përcaktoi qartë rrethanat e efikasitetit më të madh në punë.

Përse rezultoi e rëndësishme vendosja e një raporti mes fjalëve negative dhe pozitive?

Imagjinoni sikur jeni në një anije me vela. Era që fryn është lavdërimi, ndërsa kritika është drejtimi i anijes. A mund të lëvizë një anije nëse kritika është më e madhe se lavdërimi? Pa marrë parasysh se sa mund të përpiqeni të drejtoni timonin, nuk mund të arrini kurrsesi në destinacion pa “erën e lavdërimit”.

Ose e kundërta: ju mbyllni sytë përpara të metave të partnerit tuaj dhe i thurni atij vetëm lavdata. Një anije e tillë do të bëhej e pakontrollueshme dhe kush e di se ku do të përfundonte nga “era”.

Nisur nga kjo “Losada” ka dalë në përfundimin se raporti për një marrëdhënie perfekte është përafërsisht i barabartë me 3 pozitive për 1 negative.

Ky është minimumi i nevojshëm për të arritur performancë të lartë në çdo ekip, qoftë kolegë, miq, ose anëtarë të familjes. Maksimumi është rreth 7 vlerësime për 1 kritikë. Marrëdhëniet që janë përtej këtyre kufijve përkeqësohen me kalimin e kohës.

Pa një qëndrim pozitiv dhe gatishmëri për kompromis, çdo marrëdhënie do të shkatërrohet. Por po aq e rrezikshme është mungesa e plotë e negativitetit. Bilanci është shumë i rëndësishëm. Pra, mbani mend këtë rregull të thjeshtë: 3 pozitive për 1 negative.

të fundit

Sulmohet infermierja B.S. në Viti, institucionet komunale dënojnë dhunën ndaj punonjësve shëndetësorë

Komuna e Vitisë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti kanë…

4 minutes ago

Pensionimi nuk është vetëm liri, por edhe një sfidë emocionale

Pensionimi shpesh shihet si një qëllim. Vite të tëra pune të palodhshme, orare të ngjeshura, vendime të rëndësishme, përgjegjësi gjithnjë…

10 minutes ago

Teuta mposht 1-0 Besëlidhjen, Sherif Kallaku shënon në “Niko Dovana

TeutaTeuta ka triumfuar me rezultatin 1-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin Niko Dovana kundër skuadrës së Besëlidhjes së…

21 minutes ago

Rama rrëfen rutinën me pesë orë gjumë: Afërsinë më të madhe e kam me Giorgia Melonin, me Mark Rutte raporti nisi i vështirë

Gjatë samitit të NATO-s, të zhvilluar disa javë më parë, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për Tik-Toker-in e njohur…

21 minutes ago

Begaj shpall ligjin për huanë 302 milionë dollarëshe të mbrojtjes nga SHBA-ja

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të…

23 minutes ago