Jeni në luftë të vazhdueshme me kilogramët e tepërt, madje edhe derisa u përmbaheni këshillave të ndonjë diete?
Nëse jeni ndër ata për të cilët humbja e kilogramëve është mision pothuajse i pamundshëm, mbase shkaktari është grupi juaj i gjakut.
None found
Nutricionistja Seema Khanna, për TOI ka shpjeguar se si personat të cilët kanë grupin e gjakut AB + apo AB –, kanë vështirësi në eliminimin e kilogramëve të padëshiruar.
Po cila është arsyeja?
Personat me grupet e sipërpërmendura vështirë i ndryshojnë shprehitë e tyre ushqyese. Ata me grupet e gjakut O + dhe B +, më lehtë do të lirohen nga shtresat e padëshirueshme yndyrore.
Njerëzit me grupin e gjakut B + kanë vlerë më të lartë bazale metabolike (BMR), prandaj vështirë shtojnë peshë, shpjegon dr. Seema.
Nëse jeni person me grupin e gjakut A, atëherë do të thotë që ose jeni të prirë të shtoni peshë ose jo, varet nga gjenetika juaj.
Natyropati Peter J. D’Adamo ka krijuar dietën për çdo grup gjaku dhe thekson se artikujt të cilët i konsumojmë reagojnë bashkë me gjakun tonë, andaj ushqimi i ideuar në harmoni me grupet e gjakut është zgjedhje e shkëlqyeshme për ta nxitur përshpejtimin e tretjes, thekson ai.
Veç kësaj, në atë mënyrë mund të pengoni zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme të cilat ju rrezikojnë, shpjegon Peter dhe thekson se duke iu përmbajtur planit të ushqimit për çdo grup gjaku të cilin e keni, lehtë mund të arrini peshën e dëshiruar dhe të zgjasni jetën tuaj.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…