Categories: Uncategorized

Një lugë vaj ulliri dhe organizmi juaj do t’ju falënderojë

Vaji i ullirit përmban fenole, sterole, acide yndyrore si acidi linolenik, acid palmitik, acid oleik dhe vitaminë E që kanë veti të fuqishme antioksiduese. Vaji i ullirit është gjithashtu i pasur me yndyra të shëndetshme e tretet lehtë në krahasim me llojet e tjera të yndyrës. Më poshtë po ju listojmë disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të vajit të ullirit

1- Problemet tretëse

Vaji i ullirit mund të stimulojë prodhimin e enzimave të lipazës pankreatike që mund të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit të tretjes. Për fryrjen, spazmat e stomakut dhe të zorrëve të irrituara, mund të pini një lugë çaji vaj ulliri ekstra të virgjër gjysmë ore para çdo vakti.

2- Ul nivelet e kolesterolit të lartë

Aktiviteti antioksidues i vajit të ullirit ndihmon në reduktimin e niveleve të larta të kolesterolit. Hulumtimet kanë treguar që vendet që konsumojnë vaj ulliri në mënyrë të rregullt kanë një përqindje më të ulët të pacientëve me probleme të zemrës.

3- Lufton artritin dhe inflamacionin

Nëse vuani nga artriti, ngrënia e ushqimeve që ndihmojnë në uljen e inflamacionit në mënyrë natyrale është një nga mënyrat më efikase për të lehtësuar simptomat e dhimbshme. Vaji i ullirit mund të ndihmojë me lehtësimin e këtyre simptomave falë përmbajtjes së tij (acidin oleik dhe oleocanthalin antioksidues).

4- Rënia e flokëve

Për trajtimin e flokëve, masazhoni vajin e ullirit në flokë që nga rrënjët para se të shtriheni. Mbajini flokët mbështjellë më një bluzë pambuku gjithë natë dhe përsëriteni këtë 2-3 herë në javë për të ndihmuar me problemet e skalpit dhe kokës. Vaji i ullirit është i mirë për rënien e flokëve për shkak të sasisë së acideve yndyrore, vitaminës E si dhe lëndëve ushqyese të tjera thelbësore që janë të rëndësishme për flokë të shëndetshme./ Living

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

8 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

8 hours ago