Categories: Uncategorized

Nëse keni këto shenja, ndërprisni menjëherë konsumimin e kafesë

Ndoshta nuk bëni dot pa kafe dhe e keni bërë pjesë të pandashme të përditshmërisë suaj, por duhet të dini që jo gjithmonë kafeja jep efektet e dëshiruara. Kur ajo nuk ndikon mirë në organzimin tuaj, trupi ju jep disa shenja.

Cilat janë shenjat që ju paralajmërojnë se duhet të hiqni menjëherë dorë nga kafeja?

Ankth

Njerëzit që luftojnë me ankthin duhet të shmangin kafeinën pasi ajo vetëm sa i përkeqëson simptomat e pakëndshme të ankthit. Gjithashtu, kafeina ngre nivelin e stresit dhe ju bën të ndiheni më nervozë se zakonisht.

Dhimbje stomaku

Shumë njerëz që kanë një problem në stomak shqetësohen nga kafeja pa e kuptuar. Për këtë, shpesh, fajësojnë ushqimin, por kafeja mund të jetë shkaktarja kryesore e dhimbjes në stomak.

Rrahje të shpejta të zemrës

Marrja e tepërt e kafesë gjithashtu mund të bëjë që zemra të rrahë më shpejt. Personat që vuajnë nga kjo gjendje mjekësore duhet të kufizohen në 1-2 kafe në ditë.

Të dridhura

Kafeina shpejton sistemin nervor qendror, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni nervozë. Nëse ndaj kafesë reagoni me dridhje të pakontrollueshme, kufizoni rreptësisht konsumimin e saj.

Dhimbje koke

Edhe pse një sasi e vogël kafeje mund të ndihmojë me dhimbjen e kokës, tejkalimi i dozës së duhur të kafeinës mund të shkaktojë dhimbje koke. Në këtë rast flasim për një sasi prej pesë ose më shumë filxhanë në ditë.

të fundit

PD kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut, PS refuzon, Manja: Kemi angazhime të tjera

Partia Demokratike kishte kërkuar sot një mbledhje urgjente të Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve për Belinda Ballukun, por mazhoranca socialiste…

1 minute ago

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Familja e Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova është zgjeruar edhe një herë. Këngëtari i njohur, 50 vjeç, dhe ish-tenistja profesioniste,…

6 minutes ago

Nëna e Shpat Kasapit me mesazh prekës, fjalët e saj për Selvijen

Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymsere Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh prekës në rrjetet sociale, ku ajo falenderon…

14 minutes ago

PS heq dorë nga ndëshkimi për 19 deputetë, masa vetëm për 10 ligjvënës

Partia Socialiste, është tërhequr nga masat për 19 deputetë të PD-së, për cilët është kërkuar përjashtim me 10 ditë, nga…

30 minutes ago

Shkoni te zyra e Gysit, aty bëni mbledhje/ Debate në Sekretariatin e Etikës, Bardhi: Pse nuk përjashtoni anëtarët e qeverisë që sillen si banditë?

Ditën e sotme, Sekretariati i Etikës në Kuvend, është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i Grupit Parlamentar…

48 minutes ago

”Zonja me pëllumba”/ Historia tragjike eaktorja që u identifikua me Krishtlindjet

Aktorja irlandeze Brenda Fricker, që luajti rolin ikonik të “Zonjës së Pëllumbave” në “Home Alone 2”, ka zbuluar se si…

55 minutes ago