Para jush pesë gatime të shkurtra, të freskëta që do ju nxjerrin nga monotonia e karantinës. E lëmë bukën me djathë në të kaluarën dhe mësojmë të sajojmë nja dy gjëra të lezetshme.
Makarona me salcë domatesh të gjalla
None found
Në vaj ulliri, kaurdisni një hudhër të prerë hollë. Pastaj, fikni sobën dhe shtoni domate të prera imët dhe lëreni aty për 30 sekonda. Shtni një dorë borzilok, kripë dhe piper sipas dëshirës. Shtoni makarona e ziera paraprakisht dhe përfundojeni me pak vaj ulliri.
Granitë ananasi
Gjeni një ananas të pjekur (sigurohuni të jetë i pjekur) dhe qërojeni. Më pas vendoseni në ngrirje dhe lëreni aty gjatë natës. Të nesërmen grijeni si në foto dhe para jush keni granitë. Dekorojeni me mente te prerë hollë ose fleta borziloku. Shërbejeni në një gotë të gjatë akulloreje me creme fraiche sipër, ca kubikë ananasi të freksët dhe pakëz sheqer të spërkatur.
Koktejle
Në koktejl i lehtë për t’u bërë është gjithnjë zgjedhje e mirë. Sherry, verë port, vermuth, Campari, martini, me akull, shoqëruar me ujë tonik, pije me gaz, limonatë ose një miksim i të trejave. Dekoroni me ç’të keni pranë: një fetë portokalli ose limoni, mente ose rozmarinë.
Supë vegane me bajame
Merrni një grusht të majmë bajamesh dhe futini në blender. Grijini deri sa të kthehen në pastë dhe ngadalë shtoni ujë deri sa të kthehet në një supë të butë. Shtoni uthull Sherry, pak hudhër të shtypur, pak vaj ulliri dhe pak kripë. Vendoseni nëpër tasa dhe sipër dekorojeni me fruta të freskëta si qershi, rrush ose pjepër të ftohtë.
Lassi me ujë trëndafili
Ky gatim indian konsiston në miksimin e kosit pa yndyrë me qumësht soje, në masa të barabarta. Shtoni ujë trëndafili, gonxhe të gjelbërta kardamomi, lëng shege, pak kripë dhe sheqer.
Një mesazh i ftohtë, një reagim i pazakontë apo një kritikë nga eprori mund të na bëjë të dyshojmë në…
Një zakon i vjetër shtëpiak po rikthen vëmendjen te përdorimi i gështenjave për mbrojtjen e gardërobës. Mësoni si zbatohet kjo…
Kampioni, Drita, dhe klubi më i trofeshëm në futbollin kosovar, Prishtina, përballen sot (e mërkurë) në Gjilan në ndeshjen e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…
N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…
Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA dhe forcimi i demokratëve në Kongres pritet të ndryshojnë…