Categories: Uncategorized

Merr fund dilema, sa ujë duhet të pini në ditë për të mbajtur trupin në formë

Dehidratimi është faktor kyç në shtimin në peshë, thonë studimet shkencore mbi rëndësinë e ujit në organizëm. Uji është i domosdoshëm për shëndetin. Ai nuk përmban as yndyrna, as kolesterol, as kalori. Por këto nuk janë arsyet e vetme përse njeriu duhet të pijë shumë ujë gjatë ditës.

Uria Dhe Etja
Shpërthimet e urisë dhe ato të etjes ngatërrohen lehtësisht, thonë ekspertët. Shpesh herë, etja maskohet si uri dhe si e tillë, njeriu e tepron me ushqimin kur ndjesia e boshllëkut mund të zhduket thjesht me një gotë ujë. Një gotë ujë e shuan urinë në shumicën e rasteve, tregojnë të dhënat e AgroWeb.org.

Të lidhura

None found

Sipas tyre, dehidratimi nxit dëshirën për ëmbëlsira dhe kjo ndodh veçanërisht gjatë një aktiviteti fizik. Kur njeriu kryen aktivitet fizik ndërsa është i dehidratuar, karbohidratet e ruajtura në organizëm vihen në përdorim në një ritëm shumë të shpejtë. Kësisoj, dëshira për ëmbëlsira është shumë e madhe. Kjo është vetëm një nga arsyet përse hidratimi është shumë i rëndësishëm.

Uji Mposht Urinë
Pirja e një gote me ujë sa herë që ndiheni të uritur, apo përpara një vakti e mbush stomakun përkohësisht dhe shuan dëshirën për ushqim të parakohshëm. Uji siguron që tretja dhe metabolizmi funksionojnë në kapacitet të plotë për të garantuar një peshë të mirë trupore.

Uji Dhe Shëndeti i Veshkave
Pirja e ujit është shumë e rëndësishme për të garantuar funksionin optimal të veshkave. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse veshkat nuk funksionojnë mirë, mëlçia ngarkohet me një barrë më të rëndë për metabolizmin. Një mëlçi e mbingarkuar me punë, nënkupton një shtim në peshë të pashmangshëm.

Kur Duhet Të Pini Ujë Patjetër?
Ekspertët sugjerojnë që të mos e neglizhoni pirjen e ujit në këto situata: Kur konsumoni ushqime të thata dhe të yndyrshme, Kur konsumoni ushqime të kripura, Kur jeni të stresuar, sepse stresi rrit metabolizmin dhe ky i fundit ka nevojë për më shumë ujë, Sa më e madhe të jetë e pesha juaj, aq më shumë ujë duhet të pini për tretjen, qarkullimin e gjakut dhe funksione të tjera, Kur stërviteni ose kryeni aktivitet fizik.

Si Të Pini Më Shumë Ujë?
Pini dy gota ujë sa të zgjoheni nga gjumi Mbani një shishe me ujë me vete kudo që të shkoni Vendosni alarme të ndryshme në telefonin tuaj që të kujtoheni të pini ujë çdo orë.

të fundit

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit,…

9 minutes ago

Drejt përfundimit drafti i ri për Dhomat e Specializuara

Drafti i ligjit të ri për Dhomat e Specializuara në Hagë pritet të përfundojë këtë javë, për t'u proceduar më…

16 minutes ago

Kërçeli kërkon sqarime për investimet në asetet e KEDS-it: Kush i financon milionat?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën e regjistrimit të aseteve të KEDS-it, të financuara…

16 minutes ago

Ismajli do të mungojë deri në janar, Torino do ta ketë sërish vitin e ardhshëm

Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka mbyllur vitin 2026 para kohe për shkak të lëndimeve që i pësoi në ndeshjen e…

17 minutes ago

Rama kritika inspektorëve dhe Policisë: Jo më gjoba në copa letre, regjistër kombëtar për masat administrative, kamera aktive në trup!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

21 minutes ago

Prezantohet sistemi unik “e-Gjoba”/ Dashnor Sula: Çdo gjobë do të jetë e gjurmueshme deri në ekzekutimin e saj, qytetari duhet të dijë për cfarë është gjobitur

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

27 minutes ago