Uji mbetet një nga elementët më jetikë për jetën dhe funksionimin normal të organizmit të njeriut. Ai përbën rreth 60 për qind të peshës trupore tek të rriturit dhe luan një rol kyç në rregullimin e temperaturës së trupit, transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit, eliminimin e mbetjeve nga organizmi si dhe në proceset metabolike. Ekspertët theksojnë se, ndryshe nga ushqimi, pa të cilin njeriu mund të mbijetojë për javë të tëra, mungesa e ujit për më shumë se tre ditë mund të jetë fatale.
Shpesh përmendet rekomandimi për konsumimin e rreth 2.5 litrave ujë në ditë, por specialistët sqarojnë se kjo shifër është vetëm orientuese. Nevojat reale për ujë ndryshojnë në varësi të moshës, gjinisë, peshës trupore, nivelit të aktivitetit fizik dhe kushteve klimatike. Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore, fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit kanë nevoja të ndryshme ditore, ndërsa gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji kërkojnë sasi më të larta uji.
None found
Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se pirja e rregullt e ujit ndikon pozitivisht në metabolizëm dhe kontrollin e peshës trupore. Konsumimi i ujit, veçanërisht në orët e para të mëngjesit, mund të rrisë përkohësisht shpenzimin e energjisë dhe të ndihmojë në uljen e ndjenjës së urisë, duke krijuar ndjesi më të madhe ngopjeje.
Ekspertët paralajmërojnë se dehidratimi, edhe në nivele të lehta, mund të shkaktojë lodhje, dhimbje koke dhe ulje të përqendrimit, ndërsa humbja e madhe e ujit trupor përbën rrezik serioz për jetën. Një tregues i thjeshtë i hidratimit të mirë mbetet ngjyra e urinës, e cila duhet të jetë e çelët. Hidratimi i rregullt konsiderohet një nga faktorët më të rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka zyrtarizuar vendimin për të rikandiduar për një mandat të tretë në krye të Bashkisë…
Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike punonjësit e Policisë, bllokuan qarkullimin…
Kohë “Halloween” dhe protestash. Një person i maskuar si Batman është shfaqur në mes të protestave masive që kanë përfshirë…
Ulja e çmimeve është prioriteti kryesor energjetik për më shumë se gjysmën e shqiptarëve, por kjo nuk pengon mbështetjen për…
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Qytetarët e Bullgarisë votojnë këtë të diel në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një proces të shoqëruar nga…