Categories: Uncategorized

Ja cilat ushqime nuk duhet t’i konsumoni për mëngjes

Me siguri keni dëgjuar se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Por edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë për disa njerëz, të tjerë mund të ndihen më mirë kur nuk hanë mëngjes. Sidoqoftë, ngrënia e një mëngjesi të pashëndetshëm mund të jetë shumë më keq se sa mosngrënia fare e mëngjesit.

Një mëngjes i shëndetshëm përfshin fibrën, proteinën dhe yndyrnat e shëndetshme që ju japin energji dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur.

Të lidhura

None found

Në kontrast një mëngjes i pashëndetshëm mund t’ju bëjë të ndiheni të plogësht, t’ju shkaktojë të shtoni në peshë dhe të rrisë riskun për sëmundje kronike.

Ja disa nga ushqimet më të këqija që mund të hani në mëngjes:

Drithërat e mëngjesit (cerealët)
Shumë njerëz mendojnë se drithërat e mëngjesit janë një zgjedhje shumë ushqyese si për të rriturit dhe për fëmijët. Në fakt, këto drithëra janë shumë të procesuar dhe përmbajnë vetëm një sasi shumë të vogël drithërash të plotë. Gjithashtu, lëndët ushqyese janë të shtuar artificialisht gjatë një procesi të quajtur fortifikim.

Drithërat e mëngjesit përmbajnë kryesisht sheqer, që është zakonisht i pari apo i dyti në listën e përbërësve.

Tost me margarinë
Tosti i lyer me margarinë mund të duket si një zgjidhje e mirë për mëngjesin, pasi nuk përmban yndyrna të ngopura apo sheqer. Por, ky është një mëngjes i pashëndetshëm për dy arsye:

Së pari, mielli në shumicën e bukëve është i rafinuar dhe ju siguron shumë pak lëndë ushqyese dhe fibër. Meqë ka shumë karbohidrate të rafinuara dhe pak fibër, mund t’jua ngrejë shumë shpejt nivelet e sheqerit në gjak. Nivelet e ngritura të sheqerit në gjak ju bënë të ndiheni të uritur dhe të hani më shumë në vaktin tjetër.

Së dyti, shumica e margarinave përmbajnë yndyrna trans, që janë lloji më i pashëndetshëm i yndyrnave që mund të hani.

Kos frutash

Një pjatë kos i zakonshëm mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për mëngjesin tuaj.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë dhe për kosin e frutave. Kosi i frutave ka një përbërje të lartë sheqeri. Gjithashtu këto lloje kosi janë të procesuar dhe u janë hequr yndyrnat e shëndetshme që ato përmbajnë. Këto yndyrna ju bëjnë të ndiheni të ngopur sepse treten më ngadalë se karbohidratet, shkruan shendeti +.

Heqja e yndyrnave dhe shtimi i sheqerit e bëjnë këtë ushqim nga një që mund të konsumohet çdo mëngjes në një që duhet të konsumohet vetëm, me raste.

Burimi: Healthline

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

47 minutes ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

49 minutes ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

49 minutes ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

50 minutes ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

50 minutes ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

53 minutes ago