lifestyle

Në Mbretërinë e Bashkuar janë të ndaluara, 4 ushqimet që duhet të shmangni në mëngjes

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës. Gjithçka që ju hani në mëngjes ka mundësinë ose t’ju bëjë më të shëndetshëm ose të nxisë sëmundjet dhe t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Mëngjesi nuk është një vakt që mund të anashkalohet. Nëse e shmangni atë do të shtoni në peshë, do të ndiheni më të plogësht dhe jo të kthjellët.

Të lidhura

None found

Ja ushqimet që nuk duhet të konsumoni në mëngjes:

Ëmbëlsira
Sipas të dhënave përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer. Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë. Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë edhe nëse keni ngrënë mëngjes. Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate. Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet Me Salçice
Salçicet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë. Përveç kësaj, salçicet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e Brumit
Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes. Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Drithërat Shumëngjyrëshe
Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe. Megjithatë, prindërit duhet të dinë që drithërat nuk janë një zgjedhje e zgjuar për shëndetin e fëmijës. Së pari, ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe.
Së dyti, ushqimet me ngjyrues i bëjnë fëmijët hiperaktivë. Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, ngjyruesit artificialë janë të ndaluara të përdoren në prodhimin e ushqimeve. Përse të mos i ndaloni edhe ju nga tryeza e mëngjesit.

të fundit

Pësojmë gola që mund të shmangen”, Eneo Bitri përfshin edhe Dinamon në garën për titull

Eneo Bitri Egnatia mori fitore të rëndësishme në Rrogozhinë duke mposhtur 2-1 Elbasanin [...]Read More...

7 minutes ago

Glen Daja pas humbjes në Rrogozhinë: Elbasani ishte më i mirë, më vjen keq për pikët

Glen DajaElbasani u mposht nga Egnatia në Rrogozhinë, ndeshja e fundit e vlefshme për javën e 13-të në Superiore [...]Read…

13 minutes ago

Egnatia fiton ndaj Elbasanit, Nevil Dede: Karakteri i skuadrës na mban me kokën lart

Nevil DedeEgnatia mposhti Elbasanin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në “Abissnet Superiore” [...]Read More...

19 minutes ago

Bora arrin mbi 40 cm në disa zona malore, drejtuesve të mjeteve u kërkohet kujdes në rrugë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur gjendjen aktuale në rrugët e vendit pas reshjeve të borës. Në…

22 minutes ago

Kliti Hoti injured by a rubber bullet, Erjon Vishkulli: Why are two standards applied?

Plagosja e deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, me plumb gome gjatë protestës së fundit ka sjellë reagimin e Erjon…

24 minutes ago

The 184th national protest and clashes with police, Salianji: A political solution is needed, not repression

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e 184-t kombëtare…

24 minutes ago