Limoni me ujë është cilësuar dhe përdorur gjithmonë për të detoksifikuar mëlçinë, për humbje peshe por cilat janë përfitimet e vërteta shëndetësore të shtrydhjes së agrumeve në pijen tuaj të mëngjesit? A është uji i limonit i mirë për lëkurën tuaj?
“Limoni përmban vitaminë C e cila është me të vërtetë e rëndësishme për lëkurën tonë. Ndihmon për të promovuar prodhimin e kolagjenit dhe mbron nga dëmtimi UV”, thotë Sophie Medlin, dietologe. “Shtimi i një aromë në ujë mund të na ndihmojë gjithashtu të pimë më shumë, gjë që është gjithashtu e mirë për lëkurën tuaj.”
None found
Por nuk ka vetëm lajme të mira për përdorimin e tij në ujë: “Efektet anti-plakje të ujit të limonit shpejt do t’ju mërziten pasi ai ndikon në nxirjen e dhëmbëve tuaj nga i gjithë acidi që përmban limoni. “Sasia e vitaminës C që merrni në të vërtetë nga uji me limon nuk është e rëndësishme. Më mirë mund të konsumonin frutat duke i ngrënë se sa duke i pirë.
Lajm i keq për dashamirët e limonit, është se pirja e agrumeve nuk është aq e mirë as për zorrën tuaj. “Jashtë trupit, acidi në limon mund të ndihmojë në prishjen e baktereve, por kur të arrijë në stomak, nuk do të ketë përfitime shtesë për shëndetin e tretjes dhe shumica e njerëzve me probleme të tretjes i shohin agrumet si irrituese për gjendjen e tyre për shkak të përmbajtje të lartë acidi ”, thotë Medlin.
Më në fund disa lajme të mira. Nëse jeni të prirur ndaj ftohjes në këtë kohë të vitit ose ndiheni sikur do sëmureni,pini një gotë të ngrohtë me lëng limoni, sepse është mirë për të luftuar gripin.
“Vitamina C është një vitaminë me të vërtetë e rëndësishme për sistemin tonë imunitar dhe sigurohuni që po merrni mjaftueshëm vitaminë C në dietën tuaj,” thotë Medlin.
Emigrimi po mbetet një plagë pa shërim edhe pse popullsia vendase po tkurret dhe potenciali për të prodhuar numra emigrantësh…
Është e lehtë të tregosh dashuri kur gjithçka shkon mirë. Por një kundërshtim, një refuzim apo një bisedë e pakëndshme…
Këtë të hënë, moti parashikohet me reshje intensive shiu në disa zona të Shqipërisë. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet…
Këtë të hënë, moti parashikohet me reshje intensive shiu në disa zona të Shqipërisë. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, reshjet…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…