lifestyle

Dobitë e jashtëzakonshme të limonit, ndihmon me problemin më të zakonshëm te shqiptarët

Limoni mund të cilësohet si një ndër agrumet mbret. Të mirat që ai përmban për kujdesin ndaj shëndetit dhe pamjes nuk kanë të krahasuar me asnjë ilaç në botë. Më poshtë ju njohim me 10 dobi shëndetsore që kemi falë përdorimit të limonit:

Tretja: Përziej disa feta limoni me ujë dhe pijë çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen.

Të lidhura

None found

Diuretike: Nëse vuan nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo ke nevojë të zvogëlosh lëngjet në trupin tuaj për çfarëdo arsye (sikur shtypja e lartë e gjakut, zemër të zmadhuar, etj.), limoni është diuretik natyral dhe ndihmon që ju të largoni ujin e padëshiruar. Thjesht përgatitu që të shkosh më shpesh në tualet!

Antiseptik: Lëngu acidik i limonit vret bakteret e dëmshme, e kjo e bënë limonin antiseptik natyral që mund ta aplikosh në çarjet (prerjet) e vogla dhe për infeksione tjera. Dhe mos përdor limon për infeksionet e mëdha apo prerjet e mëdha, jo për shkak se limoni është i rrezikshëm sepse nuk është, por për shkak se nevojitet trajtim mjekësor për to.

Pastrues fytyre: Lëngu i limonit ndihmon të luftoni rrudhat, aknet, puçrrat e madje edhe qukat. Përziej lëngun e limonit me pak vaj ulliri në një gotë të vogël me ujë dhe aplikoje në fytyrë. Kjo jo vetëm që ju bënë lëkurën më të shkëlqyer por gjithashtu largon papastërtitë dhe grimin.

Kujdesi i gojës: hedh pak lëng limoni në një copë pambuku dhe apliko në mishin e dhëmbëve që rrjedh gjak për të ndalur gjakderdhjen e mëtejshme. Limoni gjithashtu ndihmon që t’i dhuroj gojës një ndjenjë freskie, lufton bakteret dhe ju mundëson të keni erë goje të freskët. Gjithashtu, kur aplikohet në dhëmbin që dhemb ndihmon që të zvogëloj dhembjen, shkruan “Zëri”.

Ul temperaturën: ka dy mënyra që limoni mund të përdoret kur dëshirojmë të ulim temperaturën. Njëra është që të pish ujë me limon. E tjetra zgjedhje edhe mirë është të blini apo maroni balsam limoni e më pas ta aplikosh në trup, kryesisht në ballë. Balsami nga limoni ndihmon trupin që të djersitet dhe nxjerr temperaturën me djersë, cilëndo temperaturë të shkaktuar nga cilado sëmundje.

Shtypja e Gjakut: Për shkak të sasisë së lartë të potasit që ka limoni, ai është i mirë për uljen e shtypjes se lartë të gjakut. Kjo është për shkak se potasi vepron kundër sodiumit.

Depresioni: pirja e lëngut të limonit të përzier me ujë disa herë në ditë njihet që krijon efekt qetësues, relakson trupin dhe kështu ndihmon në lehtësimin e depresionit dhe stresit.

Antioksidant: E gjithë ajo vitamine C që gjendet në limon bën disa mrekulli në trupin tuaj si pastrimin e gjakut dhe ndihmon që të keni sistem imunitar më të fortë. Gjithashtu studime të ndryshme mjekësore kanë treguar se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në luftë të shumë sëmundjeve serioze si kanceri, sëmundjet e zemrës e shumë të tjera.

 

 

të fundit

Çfarë ndodhi në Universitetin Politeknik?/ Rojet e godinës mbyllin me çelës studentët

Një situatë tensioni është krijuar brenda ambienteve të Universitetit Politeknik, ku një grup studentësh hynë në ambientet e tij dhe…

7 minutes ago

Emergency interventions in Tetovo rise by more than 50 percent due to the heat

Për shkak të temperaturave të larta është rritur për mbi 50 për qind numri i ndërhyrjeve të Ndihmës së Shpejtë…

17 minutes ago

Anti-government protest enters its 30th day, strong banners against Rama outside the Prime Minister’s Office

Ka nisur sot dita e 30-të e protestave masive qytetare kundër qeverisë Rama. Mijëra vetë janë organizuar dhe sot për…

18 minutes ago

Tension te protesta në Tiranë, studentët futen në Universitetin Politeknik pas heqjes së banderolës

Një moment i shoqëruar me momente të tensionuara është regjistruar pak momente më parë gjatë protestës masive në Tiranë. Një…

18 minutes ago

Shtohen me mbi 50 për qind ndërhyrjet e Ndihmës së Shpejtë në Tetovë për shkak të vapës

Për shkak të temperaturave të larta është rritur për mbi 50 për qind numri i ndërhyrjeve të Ndihmës së Shpejtë…

24 minutes ago

“Bota u bë më e ndritshme”/ Urimi i veçantë i Capital T, për ditëlindjen e Adrola Dushit

Prej kohësh, një nga thashethemet më të përfolura në showbiz ka qenë romanca mes reperit Capital T dhe modeles Adrola…

43 minutes ago