Categories: Uncategorized

Është e vërtetë se të hani djathë para gjumit bën që të keni makthe gjatë natës?

Ka ekzistuar gjithmonë një ide se djathi i konsumuar në darkë ndikon në makthet që shohim gjatë natës. Në fakt, asnjë ushqim tjetër nuk ka lidhje aq të fortë me ëndrrat sa djathi.

Por çfarë ndikimi ka djathi në ëndrrat tona dhe a ka një konfirmim shkencor për këtë fakt?

Të lidhura

None found

Çuditërisht, nuk janë bërë shumë hulumtime në lidhje me këtë temë, por një studim u krye në 2005-ën në Britani nga British Cheese Board. Zbulimi i parë i studimit ishte se jo, ngrënia e djathit para shtratit nuk rriste shanset për të pasur makthe.

British Cheese Board e testoi këtë duke u dhënë 100 pjesëmarrësve meshkuj dhe 100 femra, 20 gram djathë gjysmë ore para se të shkonin në shtrat. Kjo u bë gjatë një jave dhe secilit pjesëmarrës iu caktua një nga gjashtë llojet e djathit britanik – Stilton, Cheddar, Red Leicester, British Brie, Lancashire dhe Cheshire. Pjesëmarrësve iu kërkua të regjistronin gjithçka që u kujtohej për ëndrrat e natës dhe sa mirë ata flinin.

Ekipi raportoi se 67% e pjesëmarrësve i kujtuan ëndrrat e tyre, por asnjëri nuk kujtonte të kishte pasur makthe.

“Në fakt, ekziston një aminoacid thelbësor në qumësht i quajtur triptofan. Triptofani është i dobishëm për normalizimin e gjumit dhe uljen e niveleve të stresit. Por diçka e çuditshme që u vu re ishte se lloji i djathit që njerëzit hanin dukej se i bënte ata të shihnin lloje të ndryshme ëndrrash,” -tha sekretari i British Cheese Board, Nigel White.

Studimi zbuloi gjithashtu se rreth 85% e pjesëmarrësve femra të cilave iu dha lloji i djathit Stilton para shtratit, raportuan se kishin ëndrra super të çmendura, të gjalla dhe jorealiste.

Ata që konsumuan Red Leicester, rezultuan se kishin bërë një gjumë të mirë gjatë natës. Gjithashtu 60% e tyre ëndërronin për kujtime të dashura të fëmijërisë.

Ndërsa ata që konsumuan Cheddar shihnin ëndrra me njerëz të famshëm.

Ky është studimi i parë i këtij lloji dhe zbuloi se ngrënia e djathit para se të shkoni në shtrat mund të ndikojë vërtetë në gjumin e natës, si dhe në natyrën e ëndrrave që shihni, por nuk ka lidhje me makthet, të paktën për sa u përket atyre llojeve të djathit që u studiuan.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

45 minutes ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

45 minutes ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

1 hour ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

2 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

2 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

2 hours ago