E vetmja gjë e keqe pasi ngrihesh nga shtrati në mëngjes është se duhet ta rregullosh. Megjithatë, mund të kesh dëshirë ta nisësh ditën kështu. Ose, edhe nëse jo, tashmë është pjesë e rutinës. Sipas një studimi të fundit nga Hunch.com, 59 për qind e njerëzve nuk e rregullojnë shtratin në mëngjes, ndërsa 27 për qind po. Nga grupi i njerëzve që e rregullojnë, 72 për qind janë njerëz të lumtur, ndërsa 62 për qind e grupit që nuk e rregullojnë shtratin në mëngjes, nuk janë njerëz të lumtur. Po kështu, ata që e rregullojnë, janë njerëz që e pëlqejnë punën që bëjnë, flenë mirë, ushtrohen vazhdimisht dhe u pëlqen të kalojnë kohë të gjatë edhe në shtëpi.
Duhen vetëm 21 ditë për ta bërë pjesë të rutinës rregullimin e shtratit në mëngjes. Me siguri, familjarët do të ndihen krenarë.
None found
Janë 5 arsye të tjera pse duhet ta rregullosh shtratin në mëngjes:
1. Është një kurë për stresin
Pastrimi dhe rregulli ul në nivele të kënaqshme stresin. Një studim nga UCLA ka zbuluar se hormonet e stresit, të gjitha femrave u shtohen sidomos pasi shohin një rrëmujë të madhe. Kështu, rregullojë atë dreq krevati.
2. Të ndihmon për alergjinë
Kur kuvertat, batanijet apo çarçafët janë të palosur dhe në vendin e tyre, ka më pak pluhur dhe si rrjedhojë, edhe më pak alergenë që qarkullojnë në ajër.
3. Parandalon edhe sikletet nga ndonjë vizitë e papritur
Askush nuk do që miqtë të shohin një rrëmujë të vërtetë në shtëpi…
4. Shtrat më i qetë gjatë natës
Kush nuk ndien qetësi kur bie në një shtrat të freskët e të pastër? Është njëlloj si në një dhomë hoteli pas një dite të gjatë udhëtimi…. fantastike.
5. Një zakon i mirë mund të të nxisë edhe për të tjera
Prandaj, duke rregulluar shtratin, bëhesh edhe më produktive.
Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, dje në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka reaguar ndaj pretendimeve të opozitës për importimin…
Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet për shkak të dhunës dhe kërcënimeve nga bashkëshorti,…
Skandali që ka tronditur gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia po merr përmasa të reja. Në qendër të hetimeve është 42-vjeçarja…
Një defekt, i konstatuar në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm, ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr.…
Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu në të gjithë territorin dhe erë e fortë në bregdet Shqipëria do të…