E vetmja gjë e keqe pasi ngrihesh nga shtrati në mëngjes është se duhet ta rregullosh. Megjithatë, mund të kesh dëshirë ta nisësh ditën kështu. Ose, edhe nëse jo, tashmë është pjesë e rutinës. Sipas një studimi të fundit nga Hunch.com, 59 për qind e njerëzve nuk e rregullojnë shtratin në mëngjes, ndërsa 27 për qind po. Nga grupi i njerëzve që e rregullojnë, 72 për qind janë njerëz të lumtur, ndërsa 62 për qind e grupit që nuk e rregullojnë shtratin në mëngjes, nuk janë njerëz të lumtur. Po kështu, ata që e rregullojnë, janë njerëz që e pëlqejnë punën që bëjnë, flenë mirë, ushtrohen vazhdimisht dhe u pëlqen të kalojnë kohë të gjatë edhe në shtëpi.
Duhen vetëm 21 ditë për ta bërë pjesë të rutinës rregullimin e shtratit në mëngjes. Me siguri, familjarët do të ndihen krenarë.
None found
Janë 5 arsye të tjera pse duhet ta rregullosh shtratin në mëngjes:
1. Është një kurë për stresin
Pastrimi dhe rregulli ul në nivele të kënaqshme stresin. Një studim nga UCLA ka zbuluar se hormonet e stresit, të gjitha femrave u shtohen sidomos pasi shohin një rrëmujë të madhe. Kështu, rregullojë atë dreq krevati.
2. Të ndihmon për alergjinë
Kur kuvertat, batanijet apo çarçafët janë të palosur dhe në vendin e tyre, ka më pak pluhur dhe si rrjedhojë, edhe më pak alergenë që qarkullojnë në ajër.
3. Parandalon edhe sikletet nga ndonjë vizitë e papritur
Askush nuk do që miqtë të shohin një rrëmujë të vërtetë në shtëpi…
4. Shtrat më i qetë gjatë natës
Kush nuk ndien qetësi kur bie në një shtrat të freskët e të pastër? Është njëlloj si në një dhomë hoteli pas një dite të gjatë udhëtimi…. fantastike.
5. Një zakon i mirë mund të të nxisë edhe për të tjera
Prandaj, duke rregulluar shtratin, bëhesh edhe më produktive.
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë në një reagim këtë të mërkurë ka reaguar lidhur me vendimmarrjen e…
Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se me certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja, nga nesër nisin të rrjedhin afatet kushtetuese…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, rreth një muaj pas mbajtjes së tyre.…
Dje në orën 17:30 në Shkupi, në rrethinën e Kisella Vodës policia nga SPB Shkup ka ndaluar 33-vjeçarin M.T. nga…
Gjykimi ndaj T.B. (25) nga Nagoriçani i Vjetër për katër vrasje dhe dy tentativa vrasjeje, do të fillojë nesër (9…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, tha se Evropa e bashkuar është Evropë më e fortë, por Evropa më…