Arrat janë të pasura në yndyrna dhe kalori (të shëndetshme), kështu që mund të mos ju ketë shkuar në mendje se ato mund të përdoren si një mënyrë për të kontrolluar peshën.
Por, arrat mund të ndihmojnë në betejën me kilogramët, sugjeron një studim i Harvardit, i publikuar nga revista “BMJ Nutrition, Prevention, and Health” (Nutricioni, Parandalimi dhe Shëndeti).
Studiuesit analizuan përgjigjet e pyetësorëve për zakonet e ushqyerjes, aktivitetin fizik dhe ndryshimet në peshë të rreth 145,000 gra dhe burra të moshës së mesme apo më të vjetër. Personat që kaluan nga mosngrënia asnjëherë e arrave në ngrënien çdo ditë të mesatarisht gjysmë grushti, kishin 16% më pak gjasa për t’u bërë obezë në një periudhë katër vjeçare krahasuar me personat që nuk hanin fare arra.
Zëvendësimi i mishit të kuq, mishit të procesuar, patateve të skuqura, ëmbëlsirave etj., me gjysmë grushti arra lidhej gjithashtu me më pak peshë të shtuar.
“Arrat kanë proteina dhe fibër, që na ndihmojnë të ndihemi të ngopur për një kohë më të gjatë dhe na largojnë nepsin për ushqime të shpejta, të procesuara. Edhe pse arrat kanë përbërje të lartë kalorike, deri në 20% e kalorive të marra nga konsumimi i arrave do të ekskretohen nga trupi,” u shpreh dr. Xiaoran Liu, një nga autorët e studimit dhe një studiues i Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…