Categories: Uncategorized

Çfarë thonë ekspertët për ndryshime në lëkurë tek të prekurit me Covid-19

Mjekë në Itali dhe SHBA njoftojnë për ndryshime në lëkurë tek të infektuarit me Covid-19. A mund të klasifikohen ato si simptoma specifike të virusit?53201440_303

Sëmundja Covid 19 ka efekte të shumta në trup. Sipas Institutit gjerman për Epidemiologjinë Robert Koch simptomat më të zakonshme përfshijnë ethe, këputje dhe lodhje në përgjithësi, kollitje, dhimbje koke dhe dhimbje trupi, çrregullime të shqisës së shijes dhe nuhatjes ose diarre.

Të lidhura

None found

Tani ka njoftime për shenja të tjera jo të zakonshme për këtë sëmundje. Dermatologu italian, Sebastiano Recalcati, njoftoi për pulla ngjyrë mavi që ishin formuar në këmbët e një pacienti 13-vjeçar me Covid-19. Edhe mjekë të tjerë njoftojnë për shenja të ngjashme tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas Recalcatit ndryshime në lëkurë, kryesisht forma të ndryshme skuqjeje të lëkurës, janë konstatuar në 18 nga 88 pacientë me Covid-19.

Vëzhgime të ngjashme janë bërë në SHBA, ku “Akademia Amerikane e Dermatologjisë” ngriti madje dhe një bazë të dhënash në të cilën mjekët duhet të depozitojnë shenja përkatëse në rastet e pacientëve me Covid-19.

Shenja jo specifike

Skuqjet e lëkurës apo forma të tjera dermatiti nuk janë të rralla në rastet e sëmundjeve virale – shpesh ato nuk janë pasojë direkte por indirekte e infeksionit, për shembull kur sistemi imunitar reagon ndaj virusit ose për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak që shkakton dëmtime në lëkurë. Sipas prof. dr. Bernd Salzberger, President i Shoqatës Gjermane për Sëmundjet Infektive, “ndryshimet e përshkruara në lëkurë me siguri nuk mund të klasifikohen si simptoma specifike të Covidit-19 dhe janë mjaft të rralla.”

Salzberger i relativizoi fort edhe njoftimet e disa mediave, të cilat nisur prej njoftimeve të mjekëve në Itali, pretendonin për një metodë të re të mundshme për diagnostikimin e Covid-19. Edhe dermatologu Recalcati thotë se ndryshimet e lëkurës mund të jenë simptoma që shfaqen në shumë sëmundje virale dhe se baza e të dhënave është ende shumë e vogël për të arritur në përfundime bindëse.DW

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago