Categories: Uncategorized

Mjekët të hutuar, a ka ndryshime lëkura kur infektohesh me Covid-19?

Mjekë në Itali dhe SHBA njoftojnë për ndryshime në lëkurë tek të infektuarit me Covid-19. A mund të klasifikohen ato si simptoma specifike të virusit?

Sëmundja Covid 19 ka efekte të shumta në trup. Sipas Institutit gjerman për Epidemiologjinë Robert Koch simptomat më të zakonshme përfshijnë ethe, këputje dhe lodhje në përgjithësi, kollitje, dhimbje koke dhe dhimbje trupi, çrregullime të shqisës së shijes dhe nuhatjes ose diarre.

Të lidhura

None found

Tani ka njoftime për shenja të tjera jo të zakonshme për këtë sëmundje. Dermatologu italian, Sebastiano Recalcati, njoftoi për pulla ngjyrë mavi që ishin formuar në këmbët e një pacienti 13-vjeçar me Covid-19. Edhe mjekë të tjerë njoftojnë për shenja të ngjashme tek fëmijët dhe adoleshentët. Sipas Recalcatit ndryshime në lëkurë, kryesisht forma të ndryshme skuqjeje të lëkurës, janë konstatuar në 18 nga 88 pacientë me Covid-19.

Vëzhgime të ngjashme janë bërë në SHBA, ku “Akademia Amerikane e Dermatologjisë” ngriti madje dhe një bazë të dhënash në të cilën mjekët duhet të depozitojnë shenja përkatëse në rastet e pacientëve me Covid-19.

Shenja jo specifike

Skuqjet e lëkurës apo forma të tjera dermatiti nuk janë të rralla në rastet e sëmundjeve virale – shpesh ato nuk janë pasojë direkte por indirekte e infeksionit, për shembull kur sistemi imunitar reagon ndaj virusit ose për shkak të furnizimit të pamjaftueshëm me gjak që shkakton dëmtime në lëkurë. Sipas prof. dr. Bernd Salzberger, President i Shoqatës Gjermane për Sëmundjet Infektive, “ndryshimet e përshkruara në lëkurë me siguri nuk mund të klasifikohen si simptoma specifike të Covidit-19 dhe janë mjaft të rralla.”

Salzberger i relativizoi fort edhe njoftimet e disa mediave, të cilat nisur prej njoftimeve të mjekëve në Itali, pretendonin për një metodë të re të mundshme për diagnostikimin e Covid-19. Edhe dermatologu Recalcati thotë se ndryshimet e lëkurës mund të jenë simptoma që shfaqen në shumë sëmundje virale dhe se baza e të dhënave është ende shumë e vogël për të arritur në përfundime bindëse. DW

të fundit

Kryeministri Rama: Më 26 maj Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, çelet faza përmbyllëse e negociatave

Këtë të premte, me anë të një postimi në "Facebook", kryeministri Edi Rama, reagoi lidhur me procesin e integrimit europian…

2 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.7 lekë. Euro, do…

33 minutes ago

Eurostat: Për çdo 1000 banorë popullsia e Shqipërisë u reduktua me 12 veta në vitin 2024, ritmet më të larta në Europë

Reduktimi i popullsisë së Shqipërisë, ishte jo i zakontë për një vend që nuk është në luftë. Të dhënat e…

38 minutes ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 22 Maj 2026

Këtë të premte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe…

57 minutes ago

Horoskopi 22 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Dëgjojini këshillat e Saturnit sot ju qe jeni ne një lidhje. Te jesh me statusin tuaj është fat, prandaj…

8 hours ago

Drejtori i AKU Shkodër u dhunua me sende të forta, policia: Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen “Fahri Ramadani”, ku u…

9 hours ago