Categories: Uncategorized

Çfarë është “mpirja e kokës”?

Dhimbja e kokës e shkaktuar nga konsumimi i gjërave të ftohta, e njohur gjithashtu si “ngrirja e trurit” apo dhimbja e kokës e stimuluar nga i ftohti, është një dhimbje koke që disa njerëz e pësojnë kur konsumojnë një ushqim apo një pije të ftohtë shumë shpejt.

Dhimbja zakonsht ndihet në pjesën e ballit apo të dy tëmthave, dhe në shumicën e rasteve nuk zgjat më shumë se pesë minuta.

Shkaku i kësaj dhimbjeje është i debatueshëm, por shumica e ekspertëve besojnë se fillon kur një substancë e ftohtë prek pjesën e sipërme të gojës apo pjesën e pasme të fytit, dhe shkakton që enët e vogla të gjakut në ato zona të ngushtohen dhe pastaj të zgjerohen shumë shpejt.

Receptorët e dhimbjes afër enëve të gjakut e ndjejnë parehatinë dhe dërgojnë mesazhe nëpërmjet fibrave nerovore të vogla në një nerv më të madh (nervi trigeminal), që pastaj i çon këto mesazhe në tru. Nervi trigeminal mbart gjithashtu dhe sinjalet e dhimbjes nga fytyra. Truri i lexon ndjesitë e stimulit të ftohtë sikur vijnë nga koka në vend të gojës, një fenomen që quhet dhimbje e referuar.

Dhimbja e stimuluar nga i ftohti është e zakonshme dhe ndodh në 30% deri në 40% të njerëzve që zakonisht nuk kanë dhimbje koke. Simptomat janë të padëmshme dhe nuk janë shenjë e ndonjë sëmundje të fshehur, edhe pse shumë ekspertë besojnë se këto dhimbje janë më të shpeshta në personat që vuajnë nga migrena.

Meqënëse dhimbjet e kokës nga konsumimi i gjërave të ftohta janë kaq të shkurtra, ato janë të veshtira për t’u studiuar dhe nuk ka një konsensus se si mund të ndalen. Shumica e njerëzve kanë metodat e tyre, më e shpeshta prej tyre është të rrotullosh gjuhën dhe të prekësh me pjesën e poshtme të saj, pjesën e sipërme të gojës.

Mënyra më e mirë për të parandaluar dhimbjet e kokës është që ushqimet e ftohta të konsumohen shumë ngadalë.

të fundit

Konfirmohen dy rastet e para të lisë së majmunëve në Maqedoninë e Veriut

Instituti i Shëndetit Publik i Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar këtë të premte dy rastet e para të lisë së…

4 minutes ago

Ku gaboi PD më 11 maj? Klevis Balliu: Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitonte nëse zgjedhjet do të ishin normale

Klevis Balliu, që u zgjodh deputet nga lista e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, deklaroi se nëse zgjedhjet do…

36 minutes ago

Shpenzuesit më të këqij, asnjë si Mançester Junajtid

Mançester Junajtid është shpenzuesi më i keq i Premier Ligës. Në fakt, vendimet e tmerrshme të rekrutimit të “Djajve” janë…

1 hour ago

Zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”: Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…

Detaje të reja janë mësuar për dosjen voluminoze “Ura”, ku u shkatërrua një grup i trafikut ndërkombëtar të drogës, me…

1 hour ago

Ançeloti zyrtarizon Alonson në konferencën e fundit për shtyp në pankinën e Realit: Kam shijuar çdo gjë këtu

“Çfarë po ndodh? A po largohet dikush?” Kështu e filloi Karlo Ançeloti konferencën e tij të fundit për shtyp në…

2 hours ago

Ndërron jetë Artan Lame/ E ëma prek me fjalët: M`u shua shpresa që m`u ngjall dje, më premtoi se do kthehej

Paraditen e sotme, ish-drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ka ndërruar jetë! Lajmin tashmë e ka konfirmuar nëna e tij, Diana…

2 hours ago