Mançester Junajtid është shpenzuesi më i keq i Premier Ligës. Në fakt, vendimet e tmerrshme të rekrutimit të “Djajve” janë një nga arsyet kryesore që klubi, i cili ndodhet në vendin e 16-të në Premier Ligë, po kalon periudhën e tij më të keqe që nga sezoni 1973-‘74, kur edhe ranë nga kategoria.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, Junajtid ka shpenzuar katër herë më shumë se kampionët e Premier Ligës, Liverpuli. Hierarkia e Mançester Junajtid, si para edhe pas hyrjes së “Ineos” në bord një vit më parë, ka shpenzuar në mënyrë ekzemplare dhe pa busull.
None found
E thënë në shifra, Junajtid ka shpenzuar që nga viti 2019, një shumë neto prej 810 milionë paundësh, krahasuar me 212 milionë paund të Liverpulit. Por në “Old Trafford” kanë festuar ndërkohë vetëm një Kupë Karabao dhe “FA”.
Skuadra dikur e frikshme e Mançesterit ka shpenzuar më shumë se 1 miliard paund që nga viti 2019, me vetëm 285 milionë paund të arkëtuara nga shitjet. Kjo periudhë ka parë që disa menaxherë të ndryshëm të marrin drejtimin e stolit dhe kjo përfshin disa nga bizneset më të këqija të transferimeve ndonjëherë.
Antoni u ble për 82 milionë paund në vitin 2022 dhe është dërguar në formë huazimi te Real Betis këtë janar, ku ai po shkëlqen. Xhejdën Sancco ishte një goditje që kushtoi 72 milionë paund nga Borusia e Dortmundit në vitin 2021, por mund t’i bashkohet përgjithmonë Çelsit këtë verë për rreth 25 milionë paund, pasi ka dështuar në “Old Trafford”.
Junajtid e bëri Herri Meguajërin qendërmbrojtësin më të shtrenjtë në botë, ndërsa Erik ten Hag shpenzoi në total 140 milionë paund për të nënshkruar me Kasemiron dhe Rasmus Hojlundin dy merkato vere të njëpasnjëshme.
Holandezi vijoi të shpenzonte miliona për ishlojtarët e tij të Ajaksit dhe bleu nga Çelsi Mejzon Mauntin për 60 milionë paund, rekordi i dëmtimeve të të cilit e ka parë mesfushorin anglez që të luajë vetëm 32 ndeshje që prej transferimit të tij në Mançester në qershor 2023.
Blerja e vetme e trajnerit aktual, Ruben Amorim, është Patrik Dorgu në janar, me mbrojtësin e majtë që kushtoi 29 milionë paund për ta sjellë nga Leçe.
Ndërsa shifra e shpenzimeve të merkatos së verës për “Djajtë” këtë sezon i kaloi 200 milionë paundët, për të sjellë Joshua Zirkze, Leni Joro, Matajs de Ligt, Nuser Mazraui dhe Manuel Ugarte.
Sulmuesi Edon Zhegrova ka krijuar plot nëntë shanse këtë sezon, i dyti me më së shumti pas Douglas Luizit, pavarësisht…
Një tregtar 35-vjeçar me shtetësi kineze është denoncuar në Itali, pasi vendosi në raftet e dyqanit të tij tabela me…
Ndeshja mes Arsenalit dhe Fleetwood Townit në EFL Cup angleze u ndërpre vetëm pas dy minutash lojë, pasi një dron…
Në Komisionin e Ligjeve, deputetët socialistë votuan në favor të ndryshimit të dy neneve të ligjit për Bankën e Shqipërisë.…
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka kundërshtuar pretendimet se pak muaj pasi mori mandatin parlamentar bleu një banesë në…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së…