Categories: Uncategorized

Çajra që ju ndihmojnë me tretjen dhe dhimbjet e stomakut

Një sistem i shëndetshëm tretës nuk ka nevojë për pije të gazuara apo ushqime të shpejta e të përpunuara.

Lista e pijeve dhe ushqimeve që duhen shmangur në të mirë të sistemit tretës është e gjatë. Gumëzhimat e stomakut, dhimbjet e kontraktimet janë një ndër treguesit e problemeve me këtë sistem. Në këtë artikull do të mësoni për katër çajrat më të mirë që ofrojnë lehtësim të problemeve me stomakun.

Të lidhura

None found

Çajrat e mëposhtëm funksionojnë në mënyrë perfekte kundër fryrjeve, gazrave dhe dhimbjeve.

Çaji i Nenexhikut
Nenexhiku ka aftësinë të shërojë stomakun nga trazirat. Ai eliminon fryrjen, rregullon tretjen dhe largon gazrat nga stomaku.

Një studim i Universitetit të Merilandit, të cilit i referohet AgroWeb.org, ka zbuluar se nenexhiku e nxit tëmthin të prodhojë lëngjet që tresin yndyrnat. Çaji i nenexhikut është ndoshta i vetmi çaj që mund të pihet rregullisht edhe gjatë ngrënies.

Për një filxhan me çaj ju nevojiten të zieni 7-10 gjethe nenexhiku ose 1 lugë çaji nenexhik i tharë në 250 ml ujë. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë.

Çaji i Farave Të Koprës

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, farat e koprës janë ideale në trajtimin e një sërë problemesh me tretjen. Këtu përfshihet urthi, fryrjet, mungesa e oreksit dhe dhimbjet e barkut tek të miturit.

Për përgatitjen e këtij çaji mund të zieni një lugë çaji me kokrrat e bluara të koprës në 250 ml ujë dhe ta pini atë rregullisht.

Çaji i Xhenxhefilit
Xhenxhefili përdoret gjithmonë kundër fryrjeve dhe dhimbjeve të barkut. Për përgatitjen e këtij çaji ju mund të zieni dy lugë çaji me xhenxhefil të grirë në rende. Xhenxhefili duhet të ziejë për 3-5 minuta në 250 ml ujë.

Nëse nuk ju pëlqen shija, çajin mund ta pasuroni me pak mjaltë dhe limon.

Limoni mund të shtohet në çdo çaj sepse ul nivelin e aciditetit.

Çaji Jeshil

Çaji jeshil përshkruhet si një nga çajrat më të shëndetshëm për njeriun. Ai përmirëson kujtesën, shkatërron qelizat kancerogjene dhe parandalon diabetin. Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë që përmirësojnë metabolizmin, ulin tensionin e gjakut dhe ndihmojnë në rënien në peshë.

Ju duhet një lugë çaji me gjethe të thata të çajit jeshil në 250 ml ujë. Bimët për çajra i blini në farmaci bimore ose në pikat ku shiten produkte bimore organike.

të fundit

Klekovski: Paralajmërimi i hershëm për drogërat do të ndihmojë në mbrojtjen më të shpejtë të shëndetit publik

Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të Agjendës së Reformave 2024–2027, po zbaton dy masa kyçe që lidhen me politikën ndaj…

1 minute ago

Granit Xhaka detyrohet të lërë fushën pas lëndimit ndaj Chelseat

Kapiteni i Sunderlandit, Granit Xhaka, pësoi një goditje të rëndë pasi u detyrua të largohej nga fusha për shkak të…

17 minutes ago

VIDEO/ Tabaku: Shqipëria ka pensionet më të ulëta në rajon

Ditën e sotme, përmes një videomesazhi në rrjete sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u shpreh se pensionet në…

22 minutes ago

Rumen Rumenov shpallet boksieri më i mirë i turneut “Adem Jashari

Boksieri nga Bullgaria, Rumen Rumenov, është shpallur boksieri më i mirë i turneut të 28-të tradicional ndërkombëtar të boksit “Adem…

23 minutes ago

A i lani dhëmbët siç duhet? Këshillat e ekspertit për një higjienë më të mirë orale

I lani dhëmbët çdo ditë, por a po e bëni siç duhet? — Klan Kosova [...]Read More...

29 minutes ago

Protest in Skopje after the killing of 17-year-old Biljana Kiriq; calls for accountability and legal changes

Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…

29 minutes ago