lifestyle

Nga kivi te nenexhiku, zbuloni ushqimet më të mira kundër fryrjes së stomakut

Dhimbjet e barkut, gazrat dhe fryrja e stomakut janë kryesisht simptoma të një tretjeje problematike por edhe pasoja të ushqyerjes së keqe.

Ka ushqime të caktuara të cilat shkaktojnë një fryrje artificiale të stomakut por edhe gazra të vazhdueshme dhe një ndjesi parehatie të madhe.

Të lidhura

None found

Në shumë raste, fryrja e stomakut mund të eliminohet falë konsumit të ushqimeve dhe pijeve të caktuara të shëndetshme për tretjen.

Cilat janë ushqimet që eliminojnë fryrjen e stomakut?

Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet më të mira të cilat jo vetëm që nuk ju fryjnë por edhe ndihmojnë në mbajtjen e një stomaku të sheshtë.

Kivi

Kivi është një frut shumë i pasur me fibër. Ekspertët thonë se ngrënia e dy frutave në ditë për katër javë me rradhë eliminon konstipacionin dhe fryrjet e stomakut.

Çaji i Nenexhikut

Ky çaj është përdorur prej shekujsh për të përmirësuar tretjen dhe zgjidhur problemet e stomakut. Studimet thonë se ky çaj ose suplementët e nenexhikut mund të konsumohen rregullisht për katër javë.

Në këtë mënyrë ato do të përgjysmojnë simptomat e problemeve me tretjen dhe do të shfryjnë stomakun.

Bananja

Ky frut është një burim shumë i pasur i fibrës e cila ushqen bakteret e mira në stomak dhe përmirëson tretjen. Gratë që hanë dy banana në ditë për 2 muaj me rradhë kanë një bark më të sheshtë.

Kefiri

Kefiri përmban një enzimë të rëndësishme që shpërbën laktozën, një sheqernë tek qumështi që shkakton probleme me stomakun. Pirja e kefirit zgjidh problemet me tretjen dhe eliminon fryrjen dhe gazrat me të paktën 70%.

Xhenxhefili

Xhenxheri është përdorur prej mijëra vitesh për të qetësuar stomakun dhe përmirësuar tretjen.

Ai qetëson muskujt dhe lejon trupin të nxjerrë gazrat më me lehtësi. Xhinxheri, një prej përbërësve kryesorë të këtij zhardhoku, ofron përfitime të shkëlqyera për stomakun dhe tretjen.

Pjepri

Pjepri ka aftësi çliruese dhe ndihmon në eliminimin e ujrave të tepërt nga organizmi. Ai shfryn stomakun por edhe shërben si një zëvendësues natyral i elektroliteve sepse është shumë i pasur me kalium.

të fundit

23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë shërbimin në burgjet daneze, sindikata shpreh shqetësim

23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më herët kanë ndjekur trajnime profesionale në Danimarkë, kanë filluar këtë javë punën…

4 minutes ago

Helmimi i pesë fëmijëve në kopshtin nr.10 në Vlorë/ Ministria e Shëndetësisë: Kemi marrë mostrat për analizat laboratorike, presim rezultatet

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme, në Spitalin Rajonal Vlorë janë paraqitur 4 raste pediatrike me simptoma…

7 minutes ago

Përfundon rikuperimi i fushës së “Fadil Vokrrit”, Kosova pret Izraelin më 14 nëntor

Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe është e gatshme për përballjen Kosovë-Izrael, e cila zhvillohet…

8 minutes ago

Manchester United kërkon përforcim në sulm për janarin 2027, tre kandidatë me përvojë në Ligën Premier

Manchester United po planifikon të nënshkruajë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit 2027, me klubin që i jep përparësi…

9 minutes ago

Ilse Aigner pranë kandidimit nga konservatorët e Merz dhe SPD, Gjermania mund të ketë presidenten e parë

Politikania bavareze Ilse Aigner pritet të jetë kandidatja e bllokut konservator të kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe Partisë Social Demokrate…

15 minutes ago

Seven children from Kindergarten No. 10 in Vlorë taken to hospital amid suspected food poisoning

Shtatë fëmijë nga Kopshti nr. 10 në Vlorë janë paraqitur për ndihmë mjekësore në pediatri, pasi mbrëmjen e kaluar kanë…

23 minutes ago