Categories: Uncategorized

Arsyet pse ndiheni të uritur gjithë kohës, edhe pse keni ngrënë

Hëngrët vetëm disa minuta më parë dhe ndiheni përsëri të uritur? Ju e dini që e ngrëna me urgjencë mund të mos i bëjë mirë shëndetit tuaj, veçanërisht nëse jeni të dhënë pas konsumit të ushqimeve jo të shëndetshme. Ka shumë arsye pse ndiheni gjatë gjithë kohës të uritur dhe më poshtë do të lexoni përgjigjet e disa pse-ve në rastet kur stomaku juaj ankohet edhe pasi keni ngrënë.

U qëndroni larg zarzavateve me gjethe jeshile

I urreni perimet me gjethe jeshile? Atëherë mos u habisni nëse hani 10 herë në ditë. Një dietë që nuk përmban fibra të cilat gjenden me bollëk në zarzavatet me gjethe jeshile, mund të shkaktojnë uri të tepruar.

Keni pamjaftueshmëri proteinash

Proteinat janë ideale për ata që duan të ndërtojnë muskujt, por edhe për tata që përpiqen të zvogëlojnë konsumin e ushqimit në mënyrë që të humbasin kilogramët e tepërt?

Proteinave u duhet shumë kohë të treten, prandaj ju japin ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë. Mos u shqetësoni nëse jeni vegjetarianë. Ju mund të merrni proteina nga bimët si p.sh bishtajat, rutat e thata dhe farat e ndryshme.

E teproni me sheqerin

Alkooli qetësuesit e dhimbjeve, lojrat e fatit, sheqeri–çfarë kanë të përbashkët? Të gjitha krijojnë varësi! Kështu që duhet t’i jepni fund sa më shpejt ekzagjerimit me sheqerin. Nuk është vetëm mbipesha që lidhet me të, por edhe prishja e dhëmbëve, diabeti i tipit dy, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje të kancerit.

Ndiheni shumë të stresuar

Nëse jeni të stresuar mos u habisni nëse keni uri për ushqime me yndyra ose sheqerna. Sipas ekspertëve të shëndetit, stresi i tepërt mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak, gjë që mund të shkaktojë uri të vazhdueshme.

Jeni të dehidratuar

Është mirë që të konsumoni rreth 2 litra ujë çdo ditë. Jo vetëm që është jetike për shëndetin tuaj, por gjithashtu parandalon ngrënien e tepërt. Në disa raste, është vetëm etja ajo që po përjetoni dhe jo uria.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

1 hour ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

1 hour ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

1 hour ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

1 hour ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

2 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

2 hours ago