Categories: Uncategorized

7 cilësi udhëheqëse, që nevojiten për të menaxhuar situatën e koronavirusit

Në një kohë krize si pandemia e koronavirusit, punëtorët, miqtë dhe familjet do të shohin nga udhëheqësit për udhëzime dhe siguri – pra, si duhet të jetë një udhëheqës i mirë?

Nga të qenit i dhembshur me kolegët deri tek komunikimi i fortë, këto shtatë cilësi janë thelbësore për mbijetesën.

Qetësia. Njerëzit tuaj, punonjësit tuaj, klientët tuaj, furnitorët tuaj do t’ju kërkojnë si udhëheqës për të projektuar një ndjenjë qetësie përmes kësaj situate të vështirë dhe të pasigurt.

Besimi. Duhet të jesh i qetë, por jo edhe aq i qetë si “ujë i fjetur”. Ju duhet të projektoni vetëbesim se do të jeni në gjendje ta kaloni këtë situatë me sukses, me një sasi minimale të dëmit për kompaninë, por edhe për të gjithë palët e interesuara që janë mbështetur tek udhëheqja juaj.

Komunikimi. Ju duhet të komunikoni në mënyrë të palodhur, të komunikoni, të komunikoni. Kjo për të shmangur thashethemet që gjallojnë në ujëra të turbullta. Bëhet fjalë për një strategji komunikimi. Ju duhet një ritëm i rregullit me të cilin t’i komunikoni vendimet dhe përparësitë, – jo vonesa me orë ose ditë ose, edhe më keq, javë. Heshtja është absolutisht gjëja më e keqe e mundshme që mund të lejoni të ndodhë, sepse kjo u jep vrull thashethemeve.

Bashkëpunimi. Ju nuk do t’i dini të gjitha përgjigjet; askush nuk pret që ju t’i dini. Kjo është një kohë që ju mblidhni burimet që keni, aftësitë e të gjithë punonjësve tuaj, të gjithë anëtarëve të ekipit tuaj, dhe t’i bashkoni forcat dhe potencialisht të keni një rol për të gjithë. Angazhimi i punonjësve në këtë mënyrë gjithashtu do të zvogëlojë atë mullirin e thashethemeve, do t’u japë besim atyre që më pas të projektojnë planin e menaxhimit të krizës, për t’u ardhur në ndihmë njerëzve që janë mbështetur tek ata.

Komuniteti. Të gjithë ne jetojmë në komunitete. Fabrikat tona janë në komunitete, kolegjet tona dhe universitetet janë në komunitete. Ne jemi duke udhëhequr me shembull, jo vetëm brenda organizatave tona, por brenda komuniteteve tona më të gjera. Dhe veçanërisht pasi po flasim këtu për një virus infektiv, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të japim një shembull, sjellje model që janë miqësore ndaj komunitetit.

Dhembshuria është jashtëzakonisht e rëndësishme në këtë kohë. Ne mund të ngrihemi në lartësinë e duhur, nëse kemi fatin të kemi një ekip të mirë rreth nesh, por ka shumë njerëz në organizatat tona që varen nga ne, të cilët nuk janë domosdoshmërisht aq rezistentë. Dhe atyre u duhet t’u jepet dhembshuri për të shprehur shqetësimet e tyre. Pra, mendoni për dikë në organizatën tuaj që ka prindër të moshuar në një gjendje të brishtë shëndetësore. Ata do të shqetësohen dyfish për të afërmit në këtë kohë, kur virusi po prek potencialisht më të dobëtit dhe të sëmurët në komunitetet tona. Nëse ata duan pushim, nëse duan të punojnë nga shtëpia, nëse duhet të kenë pak hapësirë për t’u kujdesur për familjarët e tyre, merrni parasysh që t’ua jepni atë. Dhembshuria në një kohë krize është një shfaqje shumë e rëndësishme e udhëheqjes.

Paraja. Paraja është mbret në një kohë krize, dhe gjithçka duhet të bëhet për të parë si në terma afatshkurtër ashtu edhe afatgjatë, shëndetin financiar të organizatës. Në fund të fundit, punonjësit tuaj, furnitorët dhe klientët varen nga ju për të udhëhequr, jo vetëm emocionalisht, por edhe me kujdes në lidhje me financat afatgjata të organizatës. Çfarëdo që të bëni për të ruajtur paratë do të jetë kritike, sepse kjo do të përcaktojë nëse punonjësit tuaj do të paguhen javën e ardhshme.

të fundit

Skema piramidale online u grabiti 20 milionë dollarë shqiptarëve, eksperti i IT: Janë 10 mijë viktima

Skemat piramidale online nuk janë shfaqur tani, ato kanë tre vite që operojnë në Shqipëri. Këto platforma janë bërë aq…

21 minutes ago

BE-ja pezullon përkohësisht takimet zyrtare me Kurtin dhe ministrat deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë

Bashkimi Evropian përmes një letre ka njoftuar se do të pezullojë përkohësisht mbajtjen e takimeve me kryeministrin e Kosovës, Albin…

46 minutes ago

Sulmet në Kiev, Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen! BE do vazhdojë të mbështesë Ukrainën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit…

47 minutes ago

Nora Istrefi shijon pushimet në fund të verës – mahnit ndjekësit në rrjetet sociale me linjat trupore

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, interpretuese e hitit të njohur “Dy Shokë”, po shijon disa ditë të mira pushimi në…

53 minutes ago

Shpërthimi i tritolit në banesën e tij, reagon për herë të parë Jozi: Nuk jam unë në shënjestër

Këngëtari Jozefin Marku ka reaguar publikisht pas disa lajmeve të shpërndara në portale, sipas të cilave shpërthimi me lëndë plasëse…

1 hour ago

Top Channel konfirmon lajmin, ja kush do ta drejtojë “Big Brother VIP Albania 5”

Ledion Liço do të moderojë sërish Big Brother VIP Albania, duke hyrë kështu në sezonin e tij të tretë si…

2 hours ago