Vetë-karantinimi, në një mënyrë ose në një tjetër, do të ndikojë padyshim përditshmërinë tonë në kohën kur gjendja të stabilizohet. Sigurisht që të qëndruarit brenda më shumë se zakonisht, ka edhe efekte pozitive. Ekspertët theksojnë se karantinimi u kujtoi dhe/ose mësoi njerëzve 6 zakone të shëndetshme.
Higjiena bazike
None found
Gjatë gjithë kësaj kohe, njerëzit mësuan se dezinfektuesit me më shumë se 70% alkool vrasin bakteret dhe viruset. Nëse më parë ndodhte që edhe e neglizhonit larjen e duarve, tanimë do të jetë pothuajse e pamundur.
Gatuaj shëndetshëm
Gjithnjë e më tepër, ekspertët vendosën në dukje se sistemi imunitar është elementi kyç në luftën kundër Covid-19. Një sistem imunitar i shëndetshëm sigurisht është pasojë e ushqimit të shëndetshëm.
Komuniko me njerëzit
Është e vërtetë që rutina shpeshherë e ngarkuar krijon një lloj distancimi nga njerëzit e afërt. Gjatë kësaj kohe, për herë të parë njerëzimi e përdori teknologjië për njëri-tjetrin.
Bëj ushtrime fizike
Palestrat dhe qendrat e aktiviteteve fizike u mbyllën, gjë që u kujtoi njerëzve të stërviteshin në shtëpi. Ndaj herë tjetër, nuk ka më justifikime të tipit “nuk kam kohë të shkoj në palestër”.
Ndrysho “atmosferën” e dhomës/shtëpisë
Sa herë e keni gjetur veten duke rregulluar shtëpinë? Duke sistemuar dhomën? Duke ripalosur rrobat? Shumë herë. Në vijim, bëjeni më shpesh.
Trego kuriozitet për çfarë po ndodh në botë
Kujtojini vetes çdo ditë se është e rëndësishme të jeni të informuar. Mjafton të tregohuni të kujdesshëm për të zgjedhur se çfarë të lexoni.
Xhensila Myrtezaj, artistja shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku, ka qenë e pranishme në ballon pranverore të RTV…
Një ditë pasi njoftoi ekskluzivisht në një emision televiziv” se ajo dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të…
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori, pagesat mbi 2 mijë euro nuk lejohen të kryhen me…
Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin e marrë për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur rikthimin e…
Një video mahnitëse nga Meka ka kapur më shumë se 1.6 milion myslimanë që janë mbledhur tashmë në Mekë, Arabinë…
Interpol Tirana njoftoi sot se ka lokalizuar dhe arrestuar 5 shqiptarë të cilët fshiheshin nga drejtësia në Emiratet e Bashkuara…