Categories: sportUncategorized

Rrëfimi i Manajt për prestigjozen italiane: Kam gabuar gjithçka në karrierë, zihesha me të gjithë shokët e ekipit

Rei Manaj ka shënuar 14 gol me Barcelonën B, duke e udhëhequr deri në gjysmëfinalet e fazës “play off” për t’u ngjitur në Ligën e Dytë spanjolle.

Sulmuesi i Kombëtares, për “Gazzetta dello Sport”, tregon gabimet që ka bërë në karrierë, ofertat që kishte dikur nga skuadrat e mëdha si dhe shanset që ka për të ardhmen dhe mundësitë e rikthimit në elitën e futbollit Italian.

Të lidhura

None found

Lionel Mesi?

Mesi është një lider i jashtëzakonshëm.

Zakonisht lojtarët maturohen në momentin që bëjnë një fëmijë, po me Manajn, meritë e kujt është maturia që keni treguar këtë sezon?

Meritë e familjes sime. Kur kam qenë tek Interi, prindërit e mi më thoshin që të isha i përulur. Mirëpo, nuk e kuptoja aspak se çfarë rëndësie kishte kjo gjë. Nuk e dija se sa e rëndësishme ishte. Më thoshin “mos e bëj”, por unë gaboja vazhdimisht. Tani besoj se kam rilindur.

Raportet tuaja me trajnerin Xhixhi Simoni?

Xhixhi Simoni më donte shumë. Kam qenë i lidhur ngushtë me të dhe tanimë flas me bashkëshorten e tij dhe djalin Leonardo. Një person special!

Çfarë raportesh keni ruajtur me ish-shokët e ekipit tek Interi?

Kam folur shpesh me Perisiçin. Edhe në momentet kur isha në stërvitje me ekipin e parë të Barcelonës dhe ai shkonte në Kombëtare me Rrakitiçin. Perisiç meriton shumë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Për më tepër, unë jam gjithmonë internist. Kam festuar për titullin kampion.

Përgjithmonë internist?

Po. Kam ardhur në Itali në vitin 2001 dhe e gjithë familja ime ishte me Interin. Jam rritur duke bërë tifo për zikaltrit.

E ardhmja e afërt, çfarë do të bëjë Manaj që prej korrikut?

Kam oferta nga La Liga spanjolle si dhe nga Italia. Por, nuk kam dëshirë që t’i tregoj se nga cilat ekipe. Më kanë masakruar, por po mund të rikthehem.

Çfarë shembujsh keni marrë, sepse keni treguar që keni ndjekur ndoshta edhe më të këqijtë e mundshëm?

Të gjitha gjërat më të këqija të mundshme, nuk mund t’i them (qesh…). Por, për shembull kur kam qenë te Kremoneze ,kam garuar në gjithçka. Ofendoja të gjithë masazhatorët e skuadrës nëse nuk do të isha unë i pari që të merrja masazhet dhe trajtimin prej tyre.

Zihesha edhe me të gjithë shokët e ekipit, mirëpo askush nuk mund të më bënte apo thoshte asgjë sepse më donte e gjithë Europa. Më donin ekipe të mëdha. Edhe Mançester Junajtid. Xhixhi Simoni më donte shumë dhe ai ishte vërtet një trajner i veçantë.

të fundit

Dua Lipa përkrah protestat 46-ditore në Tiranë, media italiane: Mobilizimi popullor është “frymëzues”

Media italiane RaiNews i ka kushtuar një artikull faktit që këngëtarja shqiptare Dua Lipa mbëjhstet protestat që po vijojnë tashmë…

2 minutes ago

Goditet rrjeti i kultivimit të kanabisit në Lezhë, dy të arrestuar dhe 174 bimë të shkatërruara. Katër punonjës të OSHEE nën hetim

Një operacion antidrogë i koduar “Lightning” ka zbuluar pesë ambiente të përshtatura për kultivimin e kanabisit në fshatin Velë të…

2 minutes ago

Crisis Management Centre Report on Fires: One Still Active, Six Extinguished in 24 Hours

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 9 zjarre në ambiente të…

3 minutes ago

Bekim Sali Condemns Serbian Minister’s Statement: Unacceptable and Dangerous Language

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, ka dënuar ashpër deklaratën e ministres serbe, Snezhana…

3 minutes ago

Five people injured in accident last night on the Tetovo-Skopje motorway

Pesë persona u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në autostradën Tetovë-Shkup, njoftojnë nga MPB.Në aksident u përfshinë…

3 minutes ago

Dua Lipa’s sister Rina becomes the face of ASOS

Rina Lipa, motra më e vogël e Dua Lipës, ka nisur një fushatë të re me ASOS, ndërsa shitësi online…

4 minutes ago