Në ditët e kaluara, një temë është përsëritur vazhdimisht në grumbullimin e Kombëtares shqiptare të futbollit, meqë përballë ishte San Marino dhe mundësia për të shënuar shumë gola: A do të thyhet rekordi i golave nga Erjon Bogdani?
Diskutimi ishte kryesisht rreth Rei Manajt, i cili me golat e shënuar këto javë, çoi në 13 numrin e rrjetave të tundura dhe tentoi në çdo mënyrë, duke marrë edhe kritika nga shokët e skuadrës, që të realizonte edhe në ndeshjen katastrofike në “Air Albania” pak ditë më parë.
None found
Por ndërsa Manaj duket se e kërkon me çdo kusht atë rekord, personi që duket më i mundshmi për ta arritur atë është Kristjan Asllani.
Me dy golat e shënuar ndaj San Marinos, ai arriti kuotën e 8 të tillëve të realizuar me ekipin Kombëtare, duke u bërë lojtari me moshë në të re që e arrin një shifër të tillë.
Rekordi i mëparshëm i përkiste Armando Sadikut, i cili shënoi golin numër 8 në moshën 25 vjeç e 101 ditë. Asllani e bëri këtë në moshën 24-vjeç e 211 ditë, për të vendosur një rekord të ri e për të qenë potencialisht ai lojtari me mundësinë më të madhe për të arritur shifrën 18 të Bogdanit.
Vetë ky i fundit e ka arritur shifrën e 8 golave në moshën 30 vjeç e 217 ditë ndaj Asllani duket në rrugën e duhur për ta arritur.
Ndërkaq, Asllani u bë edhe lojtari më i ri që arrinte numrin e 46 ndeshjeve me Kombëtaren, duke përmirësuar atë të Elseid Hysajt i cili ka qene 25 vjeç e 33 ditë kur shënoi ndeshjen e tij të 46-të. Kësisoj, mesfushori duket se po ecën edhe në hapat e mbrojtësit i cili mban aktualisht rekordin e ndeshjeve të luajtura me fanellën kuqezi dhe duket në rrugën e duhur për t’i rrezikuar “fronin” në të ardhmen.
Transmetuesi shtetëror kinez CCTV ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës spanjolle, duke përmbushur kështu kërcënimin e bërë pas…
BMW ka prezantuar gjeneratën e re elektrike të Serisë 3, duke sjellë një model që kombinon autonominë e lartë, performancën…
WhatsApp ka prezantuar katër funksione të reja që synojnë ta bëjnë më të lehtë menaxhimin e bisedave në grup. Përditësimi…
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas publikimit të një letre tjetër të Arlinda Zekajt, e cila ia kishte…
Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik të Greqisë, është arrestuar nga autoritetet…
Babai i Jessica-s, 32-vjeçares që humbi jetën në qershor të vitit 2024 në Itali, ka reaguar pas arrestimit të bashkëshortit…