Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, ka njoftuar se ka mbledhur fonde që i jep mundësi shoqatës “FareShare” të shërbejë 3 milionë vakte për personat në nevojë.
“Kam një lajm të shkëlqyeshëm, djema! Ne patëm qëllimin që deri në fund të qershorit “FareShare” të jetë në gjendje të sigurojë 3 milionë racione ushqimore për njerëzit në nevojë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Sot ne kemi arritur këtë qëllim”, – njoftoi lojtari në llogarinë e tij në Twitter.
None found
Kur u pezullua Premier League, sulmuesi 22-vjeçar filloi të bashkëpunonte me “FareShare”, e angazhuar kundër shpërdorimit të ushqimit dhe kequshqyerjes, me synim ardhjen në ndihmë fëmijëve në nevojë, duke u siguruar vakte në mensa, pas mbylljes së shkollave nga COVID-19.
Në këtë fushatë, e transmetuar në rrjetet sociale që nga fillimi i prillit shuma e grumbulluar ishte 134 000 paundë (150 000 euro). Vetë Rashford, më kontributin e tij financiar, e rriti këtë shumë në 400 000 paundë (gati 450 000 euro).
Sulmuesi i “Djajve të Kuq” tha se ai mori përsipër këtë lloj ndihme pasi ishte rritur me shumë mundime nga nena e tij, e cila duhej të punonte me orë të gjata për t’u siguruar ushqimin.
Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit.…
Barazimi ndaj Aston Villës ka shtuar dyshimet rreth të ardhmes së Michael Carrickut në stolin e Manchester Unitedit. Rezultati nuk…
Bashkimi Evropian do të jetë i pranishëm në bisedimet për Ukrainën, të cilat pritet të zhvillohen këtë javë në Abu…
Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 14 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj vendimit për largimin e fotografisë së presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Deklaratës…
Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) ka reaguar për situatën e sigurisë së gazetarëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për numrin…