lajme

Rama u tërhoq nga rritja e çmimit të energjisë, reagon ERE

Më 24 shtator, Enti Rregullator i Energjisë miratoi propozimin e Furnizuesit të Shërbimit Universal për aplikimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kWh për abonentët familjarë.

Kështu nga dita e nesërme (1 tetor) sipas këtij vendimi abonentët familjarë që shpenzojnë mbi 800 kWh supozohet që të paguajnë energjinë me 42 lekë për kWh.

Të lidhura

None found

Por, kryeministri Edi Rama ndryshe nga çfarë vendosi ERE, doli sot në një videolive në Facebook për të lajmëruar se është tërhequr nga vendimi për shtrenjtimin e energjisë për ata që kalojnë fashën 800 kWh.

Ndërkohë, në një njoftim për shtyp të mbrëmjes, vetëm pak orë pasi kryeministri foli dhe shpjegoi me argumentet e tij qëndrimin për koston që do të ketë fatura e energjisë, ERE sqaron se ka publikuar tashmë listën e re të çmimeve, për ata familjarë që konsumojnë mbi 800 kWh.

Sipas, ERE këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Njoftimi i plotë:

Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.

ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi peroidik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.

ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë.

të fundit

Rande Gerber viziton sërish shtëpinë e djalit të ndjerë, Presley Gerber humbi jetën tragjikisht në moshën 27-vjeçare

Rande Gerber, babai i modelit të ndjerë Presley Gerber, është parë sërish duke vizituar shtëpinë e të birit në Hollywood…

43 seconds ago

Barcelona shqyrton tri shitje për të financuar përforcimet e janarit

Barcelona po përgatitet për një afat kalimtar të rëndësishëm dimëror, teksa drejtuesit e klubit duket se janë të gatshëm të…

2 minutes ago

Kryeministri Rama mbërrin në Rinas, pritet të japë mesazhin për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama pritet t’u…

7 minutes ago

Kontrolle intensive në Shkodër/ 2 të arrestuar, 13 të proceduar dhe 916 masa administrative në një javë

Rrugorja e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset e qarkut, me fokus parandalimin e aksidenteve dhe evidentimin e…

9 minutes ago

Ministry of Interior detains 11 people suspected of reckless driving

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë për…

11 minutes ago

Janevska: 252 students left without accommodation in student dormitories

Gjithsej 252 studentë janë refuzuar deri tani në konkursin për akomodim në konviktet studentore, pasi nuk kanë përmbushur kriteret e…

11 minutes ago