Categories: Uncategorized

Pendarovski pesimist, nuk pret zgjidhje të shpejtë me Bullgarinë

Kemi një fillim të shkëlqyer në fazën e re të marrëdhënieve me Sofjen, tha presidenti Stevo Pendarovski në tryezën e rrumbullakët të Këshillit të Ambasadorëve, kushtuar integrimeve evropiane, shkruan Alsat.

Ai shtoi se së bashku me homologun e tij bullgar Rumen Radev, do të përpiqen të japin një kontribut pozitiv në proces. Megjithatë, presidenti nuk është optimist për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes.

“Më duhet të them qartë se ky është vetëm fillimi. Kjo është vetëm një fazë fillestare, në të cilën të dyja palët shprehin dëshirat e mira pasi dëshirojnë që ky proces të vazhdojë më tej. Pra, jemi larg hyrjes më thellë në proces”, tha Stevo Pendarovski – President.

Në anën tjetër, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, është optimist dhe beson se në një të ardhme të afërt do të jepet drita jeshile për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shkupit dhe Brukselit, përmes një zgjidhjeje me Bullgarinë që do të jetë dinjitoze për të dyja palët.

“ Por njëkohësisht, përveç interesit tonë kombëtar për fillimin e negociatave, interesi ynë kombëtar është ruajtja e gjuhës dhe identitetit tonë maqedonas”, u shpreh Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, në një konferencë për media në Sofje, zbuloi se ajo dhe kolegu i saj Bujar Osmani të martën kanë biseduar edhe për çështje politike, pa u deklaruar për çfarë çështjesh bëhet fjalë.

Osmani, me ftesë të kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Antonio Milloshoski, nesër do të raportojë për dialogun me Sofjen dhe përgjigjet e Maqedonisë ndaj “Propozimit 5 + 1” bullgar. Një nga pyetjet që do të kërkohet përgjigje është se çfarë është negociuar për hyrjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë.

“Duhet të jemi më konvencionalë për këtë çështje, të mendojmë më seriozisht dhe të mos nxitojmë në asnjë premtim, të cilin e shohim se kryeministri Kovaçevski i jep shumë lehtë, dhe me këtë me vetëdije ose pavetëdije nuk kupton se po i shkel qëndrimet negociuese”, deklaroi Antonio Miloshoski – deputet.

Derisa Osmani nesër do të japë llogari për negociatat në Kuvend, të njëjtën gjë do ta bëjë edhe kryeministri bullgar Kiril Petkov, para deputetëve vendas. Ndërkohë, ambasadori francez në vend Siril Bomgartner i cilësoi bisedimet Shkup-Sofje si “premtuese”./Alsat.mk

të fundit

Horoskopi 22 Shtator 2025/ Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Si ju ashtu edhe partneri do jeni shume pasionante gjate kësaj dite. Do kaloni momente te mrekullueshme se bashku…

1 hour ago

Macron do të njohë shtetin palestinez të hënën, kushti për hapjen e ambasadës franceze

Presidenti francez pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Franca të hënën. Macron tha se lirimi i pengjeve të…

2 hours ago

Në kujtim të Charlie Kirk/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë pamje nga vigjilja në kujtim të Charlie Kirk, në Tiranë, themeluesit të…

2 hours ago

Pritet reagimi i SPAK/ Rikthehet ‘anonimi’ Nesti Angoni që denoncoi Erion Veliajn, kallëzon edhe deputeten e PD, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi është denoncuar në Prokurorinë e Posaçme në ditët e para të shtatorit për korrupsion…

2 hours ago

Elia Zaharia flet për divorcin nga Princ Leka: E rëndësishme është të ngrihesh si njeri

Elia Zaharia ishte e ftuar në emisionin “ArtKand”, kësaj radhe jo si aktore, por si autore e një libri për…

3 hours ago

Pas Britanisë, Kanadasë dhe Australisë, edhe Portugalia njeh Palestinën

Pas Kanadasë, Australisë dhe Britanisë së Madhe, Portugalia ka njoftuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës. Ministri i Jashtëm portugez,…

3 hours ago