Categories: Uncategorized

”PD, partia e vlerave”, Floriana Garo tregon pse u bashkua me Bashën

Listës së kandidatëve demokratë në zgjedhjet e 25 prillit, i është shtuar dhe iish-Missi Floriana Garo. Garo deklaroi sot se PD është partia e vlerave teksa shtoi se gratë duhet ta ndryshojnë këtë vend, duke apeluar që të shkojnë dhe të votojnë Partinë Demokratike më 25 prill.

“Vendosa të kthehem në vitin 2010 pas një jete në Amerikë për t’i dhënë edhe një shans Shqipërisë për zgjedhjet e mia në atë kohë.

Të lidhura

None found

Vendosa të lëviz jashtë sërish të krijoj një familje në Zvicër dhe kam dy fëmijë të mrekullueshëm dhe një bashkëshort të mrekullueshëm

Duke qenë larg Shqipërisë, e kam parë në një prizëm tjetër, ku çdo ditë përkeqësohej. Dhe kam thënë, unë ndoshta duhet të kthehem tani dhe të jap modelin tim.

Kam besuar te lëvizja, te diçka e re. Kjo ishte arsyeja që desha të vija dhe të kontribuoja me imazhin tim për PD, sepse besoj se është partia e vlerave.

Gratë duhet të ndryshojnë Shqipërinë dhe këtë duhet ta bëjnë duke shkuar për të votuar. Do jem me përkushtim për të dhënë modelin e duhur dhe drejt fitores me 25 Prill”, deklaroi Garo./albeu.com/

Tags: bashaPD

të fundit

Ministria e Punëve të Brendshme apelon për kujdes ndaj grupit të dhunshëm “764” që synon fëmijët

Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel prindërve, kujdestarëve, mësimdhënësve dhe opinionit të gjerë për kujdes të madh lidhur…

4 minutes ago

Maqedonia e Veriut: Protestë para Qeverisë për tetë vrasjet e grave

Një protestë qytetare me bllokim të rrugës përpara Qeverisë do të mbahet sot, më 20 nëntor, duke filluar nga ora…

4 minutes ago

Kabashi: Mospajtimi Thaçi-Veseli po e përçarë PDK-në për çështjen e Speciales

Gazetari dhe analisti Bekim Kabashi ka vënë në pikëpyetje unitetin brenda Partisë Demokratike të Kosovës për ndryshimin e Ligjit për…

13 minutes ago

Protestuesit paralajmërojnë rikthim në shesh nëse ligji për Dhomat e Specializuara nuk shkon në Kuvend javën e ardhshme

Organizatorët e protestave kundër aktgjykimit të Hagës kanë paralajmëruar se do të kthehen në shesh nëse ligji i ri për…

14 minutes ago

Nisma e re për Dhomat e Specializuara cilësohet si fshehje e dështimit dhe manovrim partiak

Marrëveshja e kryeministrit Albin Kurti me Partinë Demokratike të Kosovës për një nismë të re ligjore për Dhomat e Specializuara…

14 minutes ago

GTA 6 thyen çdo rekord që në debutim, mbi 24.5 milionë kopje dhe 2.36 miliardë dollarë të ardhura

Pas 13 vitesh pritjeje dhe disa shtyrjesh të njëpasnjëshme, publikimi i shumëpritur i Grand Theft Auto 6 (GTA 6) është…

15 minutes ago