Policia ka arrestuar një 66-vjeçar në pikën Kufitare të Morinës me qëllim ekstradimin drejt Çekisë.
Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.
None found
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi drejt Çekisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Tush Pali, 66 vjeç, banues në Kosovë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, pasi Gjykata e Plzen Çeki e ka dënuar me 1 vit, 5 muaj e 21 ditë burg, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municioneve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Çekisë.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Çekisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deptuetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Kësaj liste i prin Albin Kurti,…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Numrin 1 në…
Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke…
Një kampionat spanjoll i fituar nga Barcelona në El Clasico, një krizë sportive që i pa madrilenët të eliminoheshin herët…
Sonte është afati i fundit ku partitë politike do të dorëzojnë lisat e kandidatëve për deputetë. Burime të Gazetës Express…
Dashi Do përjetoni mjaft çaste te lumtura sot ne jetën tuaj sentimentale dhe nuk do preferoni te ndaheni asnjë çast…