Është ndarë nga jeta ditën e enjte akademiku shqiptar Nasho Jorgaqi.
Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier, Shqipëri është shkrimtar, skenarist, hulumtues dhe studiues shqiptar, doktor i shkencave dhe titullar, është i njohur me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”.
None found
Ai është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.
Sipas dokumenteve, Jorgaqi u rekrutua si informator nga Sigurimi i Shtetit më 10 janar 1955 me nofkën “Dragoi”, për pesë vjet qe “polic” i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”, në varësi të seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme. Spiunimet e para ishin kundër Kadrie Kadaresë dhe Robert Shvarcit në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë.
Më pas u drejtua nga ndërmarrja e botimeve, ndërsa më 1960 kaloi në varësi të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Më 13 tetor 1961 nga informator u bë agjent.
Përmendet në dokumentet sekrete të Qani Tartales, një punonjës i Sigurimit të Shtetit, si informator (nuk dihet nëse me dashje apo pa dashje) kundër shkrimtarit Bilal Xhaferri.
Nga 1967 deri më 1973 nuk qe i përfshirë në rrjetin sekret, deri kur thirret sërish në detyrë për të mbikëqyrur shkrimtarët e ardhur nga Kosova. Më 1978 u bë rekrutues dhe ndërlidhës, aktiviteti i tij mbaroi më 1991.
Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai, i është përgjigjur deklaratave të Bujar Osmanit nga BDI, i cili në një status…
OpenAI ka ngadalësuar zhvillimin e modelit të saj më të avancuar të inteligjencës artificiale dhe ka forcuar kontrollet e brendshme.…
Një hetim i ri i madh për korrupsion me emrin e koduar [...]Read More...
Afati kalimtar i transferimeve për Juventusin nuk është mbyllur ende dhe drejtuesit sportiv dëshirojnë të kompletojnë skuadrën e tyre me…
Drejtimi i mjetit mbi limitin e shpejtësisë së rrugës, dyshohet se çoi në aksidentin e mëngjesit të kësaj të mërkure…
Tre persona kanë humbur jetën dhe një vajzë e re është në gjendje kritike pas një tragjedie në West Sussex…