Ka arritur në 1 milion numri i pulave të ngordhura në Durrës. Mësohet se asnjë institucion nuk është paraqitur për të vijuar me procedurat për pulat e ngordhura.
Kryeveterinri Armand Llolli thotë për gazetarin e ABC Leonidha Musaj se nuk është marrë asnjë masë për groposjen e tyre. Pulat vijojnë të qëndrojnë në ambientet e bizneseve përkatëse. Pushteti vendor në Durrës ka njoftuar se nuk ka hapësirë për groposjen.
None found
“Janë tej mase të rrezikshme. Nuk është aspak normale. Kemi lajmëruar të gjitha organe kompetente që të marrin masa për heqjen e tyre. secila ka pasur teoritë e veta dhe nuk kanë rënë dakord për t’i dhënë zgjidhje. Pushteti vendor ka dhënë me shkresë se nuk ka vend për groposjen e tyre. Duhet të gjejnë një vend për groposjen. Nëse rrinë kështu për një kohë të gjatë shkaktojnë ndotjen e ambientit”, thotë ai.
Sakaq, në Durrës u konfirmua sot i parë i gripit të shpendëve. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njoftoi sot se rasti është konfirmuar në një stabiliment në Durrës që mbarështon shpendë.
Autoritetet sugjerojnë që mishi i pulës të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara./abcnews.al
Egnatia - TiranaEgnatia 0-0 Tirana“Abissnet Superiore”: Java 1Stadiumi: “Arena Egnatia” [...]Read More...
Dinamo - Vora LIVEDinamo 0 – 0 Vora1’ – Shkelmohet topi në stadiumin “Elbasan Arena” [...]Read More...
Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Kuçovës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se të hënën, nga ora 11:00, do të jetë në sallën…
Yanis Yushbaev, i cili ka pasur përplasje me ligjin për përfshirjen e tij në botën e krimit, është vrarë sot…
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale…