Categories: maqedoni

Ethet e Nilit Perëndimor, AUV nis mbledhjen e mostrave të reja nga shpendët e ngordhur

Pas njoftimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, së bashku me ndërmarrjen komunale të Shkupit, do të zhvillojë kontrolle në terren. Gjatë këtij aksioni do të mblidhen mostra të reja, të cilat do të analizohen për të verifikuar praninë e virusit të Etheve të Nilit Perëndimor.

Të lidhura

None found

AUV-ja konfirmoi për TVM-në se ekipi i posaçëm, i krijuar javën e kaluar, kishte marrë më herët mostra, por ato rezultuan të papërshtatshme për analiza laboratorike.

“Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë mbërritur disa raportime nga qytetarët për shpendë të ngordhur. Në këtë drejtim, javën e kaluar u formua një ekip i posaçëm, i cili të premten doli në terren dhe, në bashkëpunim me NP Higjiena Komunale – Shkup, siguroi mostra nga shpendët e ngordhur. Kontrolli fillestar tregoi se mostrat ishin të thata dhe të papërshtatshme për analizë. Për këtë arsye, nga e hëna ekipi në terren do të sigurojë mostra të reja për analizë.”, deklaruan nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Deri tani, pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e Etheve të Nilit Perëndimor. Ndërkohë, nga Klinika për Sëmundje Infektive bëhet e ditur se sot nuk është shënuar asnjë rast i ri infektimi me këtë virus.

Aktualisht, në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 22 pacientë, ndërsa 4 prej tyre ndodhen në gjendje kritike. Pacienti më i ri është 25 vjeç. Të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve tregojnë se numri më i lartë i rasteve të Etheve të Nilit Perëndimor është evidentuar në Itali, Greqi, Spanjë, Maqedoni dhe Rumani. /rtvm2

të fundit

Investigimi i Daily Mail: Gomone gjigante në Kanalin Anglez, trafikantët arkëtojnë miliona nga çdo udhëtim

Bandat e trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë së Madhe po përdorin gomone gjithnjë e më të mëdha, duke rritur ndjeshëm…

30 seconds ago

Berisha kritikon portalin “Pasqyra Albania” të prezantuar nga Rama: “Një tjetër mur mes qytetarit dhe administratës”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas njoftimit të qeverisë për ngritjen e portalit të ri “Pasqyra Albania”.Përmes…

4 minutes ago

VIDEO/ Etnik Brruti shënon për Hajduk Split dhe elektrizon “Poljudin” me gati 34 mijë vende

Etnik BrrutiPo luhet pjesa e parë e ndeshjes Hajduk Split – Osijek, e vlefshme për javën e 4-të në elitën…

6 minutes ago

Klubi urdhëroi largimin e Álvarez pa përshëndetur tifozët e Atlético Madridit

Julián Álvarez është përballur sërish me zemërimin e tifozëve të Atlético Madridit, në një mbrëmje të tensionuar në “Metropolitano”.Sulmuesi argjentinas…

7 minutes ago

Genesis sjell GV80 Hybrid me 347 kuaj fuqi dhe funksion elektrik në shpejtësi të ulëta

Genesis ka prezantuar GV80 Hybrid, modelin e parë hibrid në historinë e markës luksoze të Hyundai-t, duke shënuar një hap…

9 minutes ago

OpenAI nis më 24 gusht shfaqjen e reklamave në ChatGPT në 31 tregje evropiane

OpenAI do ta zgjerojë nga e hëna, 24 gusht, sistemin e reklamave në ChatGPT në 31 vende evropiane, rreth gjashtë…

10 minutes ago